Qentë mund ta dallojnë personin shpirtkeq

Life style

Qentë mund ta dallojnë personin shpirtkeq

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 16:17
Ilustrim

Ne e dimë se miqtë tanë të ngushtë mund t’i kuptojnë shprehjet e njerëzve, mund të shfaqin xhelozi, etj.

Tani, siç ka zbuluar shkenca, duket se qentë mund ta dallojnë edhe personin e mirë nga ai i keqi.

Dhe, posa ta bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy personat.

Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkludime për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja, dhe këtë aftësi e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme.

Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se vërtetë që qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë.

Përndryshe, vlen të ceket se këto zbulime janë publikuar në revistën ‘Animal Cognition’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat