Femrat janë të joshura nga meshkujt të cilët janë “seksistë dashamirë”

Life style

Femrat janë të joshura nga meshkujt të cilët janë “seksistë dashamirë”

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 12:09
Ilustrim

Një studim i ri ka pohuar se femrat heteroseksuale janë të joshura nga meshkujt që shfaqin trajta të seksizmit dashamirës.

Seksizmi dashamirës është seksizëm i cili i sheh femrat në një mënyrë stereotipike – p.sh janë mendimet që femrat duhet të rrinë në shtëpi dhe të rrisin fëmijë, etj.

Studimi, i cili është publikuar në ‘Personality and Social Psychology Bulletin’, ka kryer disa eksperimente me 200 femra studente për t’i nxjerrë përfundimet e veta.

Sipas autorëve të studimit, femrat i pëlqejnë meshkujt me trajta të seksizmit dashamirës sepse ata janë “më të gatshëm të angazhohen në lidhje, të jenë më mbrojtës, etj”.

Ideja e këtij studimi kishte qenë që të hulumtohen më mirë definicionet e mëhershme të cilat psikologët i kanë përdorur për ta ndarë në dy kategori sekzimin: në seksizëm armiqësor dhe dashamirës.

Seksizmi armiqësor është esencialisht misogjini – definicioni klasik i paragjykimeve – dhe është hapur i dëmshëm për femrat.

Në anën tjetër, seksizmi dashamirës është lloj i “misogjinisë së djalit të mirë” i cili i sheh femrat si më pak të afta se meshkujt (të paktën në hapësira publike).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat