Si vjen deri te fekondimi

Life style

Si vjen deri te fekondimi

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 06:33
Ilustrim

Gjatë dy javëve të para të ciklit menstrual, trupi juaj përgatitet të ovulojë – hormonet stimulojnë vezoret që të krijojnë dhe të lirojnë qelizën nga vezorja dhe njëkohësisht sinjalizojnë mbrendësinë e mitrës, endometriumin, që të trashet, në mënyrë që të pregatitet për qelizën vezë të pllenuar.

Lirimi i qelizave vezë – ovulimi, ndodh më së shpeshti gjatë dy javëve pas ditës së parë të ciklit menstrual por kjo mvaret nga gjatësia e ciklit, kështu që ovulimi nuk është gjithmonë në ditën e katërmbëdhjetë të ciklit. Kur vie gjer te ovulimi, qeliza vezë fillon të udhëtojë nëpër kanalin vezorë ku zakonisht fekondohet.

Çfarë ndodh pas fekondimit të qelizave vezë?
Pas fekondimit të qelizës vezë (fertilizimi), vazhdon rrugën për në mitër, dhe vendoset në mbrendinë e saj (implantimi). Gjatë rrugës qeliza vezë fillon të ndahet dhe kur arrin në mitër, ka rreth 100 qeliza, ndërsa mbrendia e saj mbushet me lëng i cili thirret blastocistë.
Blastocista ka dy shtresa të qelizave – të mbrendshme dhe të jashtme. Nga ato të jashtme do të formohet placenta, dhe nga e mbrendshmja foshnja. Diametri i blastocistës është 0.1 – 0.2 mm. Njëkohësisht krijohet edhe qesja e verdhë, e cila do të jetë burim ushqimi për foshnjen derisa të formohet placenta.

Si krijohen binjakët?
Nëse nga vezorja lirohen dy qeliza vezë dhe fekondohen me dy spermatozoide të ndara, janë krijuar dizigotët apo binjakët dyvezore, të cilët kanë material të ndryshëm gjenesh. Ata mund të jenë me gjini të njejtë apo të kundërt, mund të ngjajnë ose jo.
Nëse fekondohet një qelizë vezë dhe më vonë ndahet në dy pjesë, vie gjer tek krijimi i binjakëve identikë njëvezorë apo monozigotë. Nëse ndahet në tre pjesë, krijohen trenjakët, e kështu me rradhë…

Binjakët identikë kanë material të njejtë gjenesh, janë të gjinisë së njejtë dhe ngjajnë. Vetëm një e treta e binjakëve janë identike, gjegjësisht monozigotë.

Si ta kuptoj nëse është bërë fekondimi?
Kur vie gjer tek implantimi, qafa e mitrës bëhet më e butë, dhe mbushet me sekret të trashë i cili mbron mbrendinë e mitrës nga infeksionet. Gjatë implantimit mund të vie gjer te gjakderdhja e madhe dhe dhembja. Mos u habitni, kjo është normale, por nuk do të thotë që paraqitet tek të gjitha gratë. Shumica e grave nuk e dijnë saktësisht se kur është bërë fekondimi.

Nëse nuk ju vijnë mestruacionet në periudhën kur do të duhej, mund të kontrolloni nëse jeni shtatzënë pikërisht përmes hormonit i cili sekretohet në shtatzani – HCG. Testet të cilat përdoren për vërtetimin e shtatzanisë blehen në barnatore dhe maten me sasinë e këtij hormoni që gjendet në urinën tuaj. Këtë test mund ta bëni edhe në shtëpi.

Çfarë do të më këshillojnë mjekët, kur të kuptoj që jam shtatzënë?
Nëse shtatzania ka qenë e planifikuar, atëherë me siguri që me udhëzim të mjekut ju keni filluar me konsumimin e acidit folik në doza prej 0.4 mg në ditë – tre muaj para konceptimit. Do të vazhdoni me përdorimin e tyre gjer në javën e 12 të shtatzanisë, dhe më pas do të udhëzoheni nga mjeku se çfarë do të bëni më tej.
Kjo terapi zvogëlon mundësitë e paraqitjes së problemeve me kurriz të foshnjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat