Varësia nga seksi, OBSH e cilëson çrregullim mendor

Life style

Varësia nga seksi, OBSH e cilëson çrregullim mendor

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Për të parën herë, edhe çrregullimi hiperseksual bëhet pjesë e sëmundjeve të njohura nga Organizata botërore e shëndetësisë, në kategorinë e problemeve mendore.

Risia ka ndezur në fakt skepticizmin e disa ekspertëve, sipas të cilëve, nuk ka ende prova të mjaftueshme shkencore që mbështesin vendimin. Ashtu si edhe në rastin e varësisë nga lojërat elektronike, një tjetër hyrje e re në listë, çrregullimi seksual duhet të zgjasë për më shumë se gjashtë muaj në mënyrë që të diagnostifikohet si i tillë.

Sipas përcaktimit të Klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve, që do të hyjë në fuqi zyrtarisht në 2022, pas pranimit të asamblesë së OBSH, çrregullimi seksual i pandreqshëm, karakterizohet nga një skemë dështimesh në kontrollimin e impulseve seksuale intensive dhe të përsëritura që çojnë në sjellje seksuale të përsëritura.

Simptomat mund të përfshijnë edhe faktin që aktivitetet seksuale bëhen qendrore në jetën e personave, aq sa mund të lënë pas dore shëndetin, kujdesin personal apo interesa të tjera, aktivitete dhe përgjegjësi, me mungesë suksesi të vazhdueshme në përpjekjet për të reduktuar sjelljen dhe vazhdimin në këtë mënyrë pavarësisht pasojave negative apo mungesës së kënaqësisë.

Sidoqoftë, ka nga ata ekspertë që thonë se provat empirike nuk janë të mjaftueshme për ta klasifikuar varësinë nga seksi si çrregullim mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat