Çfarë ndodh nëse pini kafenë në mënyrë të gabuar?

Life style

Çfarë ndodh nëse pini kafenë në mënyrë të gabuar?

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 14:46
Ilustrim

A jeni ndoshta midis atyre që nuk mund të zgjohen në mëngjes, pavarësisht se kanë pasur tashmë një filxhan kafe?

Përkundër faktit se kafeina ndihmon njerëzit të zgjohen, shumë madje edhe pas një kafeje në mëngjes nuk mund të zgjohen dhe të nisin një ditë të re.

Megjithatë, një sondazh i kryer mbi shoferët ka treguar se si mund të kapërcehet kjo situatë. Mashtrimi më i mirë për këtë është - më shumë gjumë. Ekspertët në Laboratorin për Kërkimin e Gjumit në Universitetin e Lafborough në Britaninë e Madhe kanë ardhur në përfundim se 15 minuat gjumë shtesë, pas pirjes së kafesë, rrit vigjilencën.

Kafeina zgjat 45 minuta. Kjo, megjithatë, është një kohë e gjatë për gjumë, pasi truri hyn në fazat më të thella të gjumit. Hulumtimi tregon se zgjidhja më e mirë për këtë është të flini edhe pesëmbëdhjetë minuta shtesë.

Kafeina bllokon prodhimin e komponimeve adenozine, të cilat akumulohen në trup gjë që ndikon që njeriu të rri më gjatë zgjuar.

Nëse bini në gjumë menjëherë pas kafesë dhe arrini të shmangni pasojat e saj, ju do të jeni në gjendje të "mashtroni" organizmin në mënyrë që të keni më lehtë të zgjoheni më vonë dhe të jeni më të përgatitur për detyra të reja të përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat