Kujdes, ky është gabimi ''i pafalshëm" që duhet të shmangni sa herë shkoni me fëmijët në supermarket

Life style

Kujdes, ky është gabimi ''i pafalshëm" që duhet të shmangni sa herë shkoni me fëmijët në supermarket

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 22:48
Ilustrim

Kur bëhesh me fëmijë, jeta merr një tjetër ritëm dhe përmbushja e të gjitha detyrave bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Një ndër to është edhe të bërit pazar bashkë me fëmijën në supermarket. Për të kursyer kohë, shumë prindër e ulin fëmijën në karrocën e ushqimeve. 

Por a është korrekte diçka e tillë? Sarah Tilton, Teknike e Sigurisë së Brendshme të Fëmijëve dhe kryetare e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Fëmijëve thotë në mënyrë kategorike se ky veprim nuk duhet bërë nga prindërit në asnjë rast. “Do të gjeni paralajmërime në guidat e përdorimit të këtyre karrocave, që ndalojnë uljen e fëmijëve në to rreptësisht.

Një pjesë e këtyre karrocave kanë filluar të kenë një stol në të cilin mund të vendoset fëmija me ndenjësen që ka edhe në makinë. Kjo është gjë e mirë, sepse ul rrezikun që ai të lëndohet gjatë përplasjes me objekte të ndryshme në market, Por gjithsesi mirë është të eleminohet”, – shprehet Sarah. “Nëse e gjeni veten pa asnjë alternative tjërër, mund të veproni në këtë mënyrë. Merrni sexholinon dhe vendoseni aty ku karroca ka më pak ose aspak ngarkesë. Gjithsesi unë do të rekomandoja të merrni karrocën e fëmijëve me vete”, – këshillon ekspertja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat