Fëmijët mbeten shtatshkurtër për shkak të mungesës së hormoneve

Life style

Fëmijët mbeten shtatshkurtër për shkak të mungesës së hormoneve

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:27
Ilustrim

Ngadalësimi apo ndalimi i plotë i rritjes duhet të zbulohet para se fëmija të shkojë në shkollë.

Deri në fillim të pubertetit vogëlushet arrijnë definitivisht gjatësinë 85 për qind, ndërkaq në adoleshencë mund të rriten edhe rreth 15 deri në 20 centimetra.

Rol të madh në këtë proces ka hormoni i rritjes të cilin e tajit hipofiza, dhe nëse nuk ka mjaftueshëm në organizëm në rritjen e fëmijës, mund të shihet ngadalësim apo madje edhe ndalim i plotë në rritje.

Sa një fëmijë mesatarisht do të rritet mundet lehtë të llogaritet, nëse mblidhen gjatësia e babait dhe e nënës, nëse rezultati pjesëtohet me dy.

Për djelmoshat këtij numri duhet shtuar, ndërkaq për vashat duhet hequr 6,5 centimetra. Kjo është e ashtuquajtura gjatësia e pritur varësisht nga prindërit.

A do të arrijë fëmija gjatësinë mesatare, mund lehtë të përcillet nga shënimet e kartonit të rritjes që nga lindja.

Në vitin e parë fëmija rritet nga 22 deri në 25, në vitin e dytë 12, ndërkaq në të tretin 8 centimetra. Pastaj, nga fillimi i pubertetit brenda një viti shtohen nga 4 deri në 6 centimetra.

Rritja e ulët mund të jetë fiziologjike, kur është shkaktuar gjenetikisht dhe konstitucionalisht, apo patologjikisht për shkak të mungesës së hormonit të rritjes, tajitjes së zvogëluar të hormonit të gjëndrave tiroide, sindromës së Tarnerit te vajzat, sëmundjet kronike të veshkave, astmës së rëndë apo pengesave të lindura të zemrës.

Shkaktari i cili ka ngadalësuar rritjen e fëmijës mund të përcaktohet në bazë të metodave të shumta të diagnozave.

Bëhen testet e gjakut, pasqyra standarde e gjakut, vlerat e sheqerit, hormonet e gjëndrave tiroide dhe mbiveshkore në gjak.

Në bazë të këtyre rezultateve endokrinologu përcakton se në ç’drejtim duhet të bëhen hulumtimet e mëtejshme.

Standardi për vlerësimin e pjekjes së kockave të trupit është radiografia e shuplakës së dorës së majtë dhe metakarpit (metacarpus), ndërkaq rezonanca magnetike dhe skanimi i kokës bëhen për të përjashtuar anomalitë e trurit apo proceset e tumorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat