Megjithatë, “një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar” mund të jetë e vërtetë - Bota Sot
Megjithatë, “një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar” mund të jetë e vërtetë

Life style

E premte, 19 tetor 2018

Megjithatë, “një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar” mund të jetë e vërtetë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 21:05
Ilustrim

Ta pranoni faktin se e keni tradhtuar një person në të kaluarën është sikurse të luani bixhoz – “një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar” është frazë e cila mund t’jua dëmtojë reputacionin për një kohë të gjatë nëse nuk keni fat.

Dhe, sipas disa hulumtimeve shkencore, del se ka fakte prapa kësaj idiome të njohur.

Një studim i ri, i publikuar në revistën ‘Archives of Sexual Behavior’, pas eksperimenteve të ndryshme, ka treguar se personat që tradhtojnë në një lidhje, janë trefish më të prirë të tradhtojnë edhe në lidhjen e ardhshme krahasuar me ata që s’kanë tradhtuar kurrë.

Por, jo vetëm kjo: ata të cilët e dinë se partneri/ja ka tradhtuar në lidhjen e tyre të kaluar, janë dyfish më të prirë t’ia bëjnë të njëjtën gjë atyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test