Studimi: Përse na shpërthen inati gjatë ditëve të nxehta - Bota Sot
Studimi: Përse na shpërthen inati gjatë ditëve të nxehta

Life style

E martë, 23 tetor 2018

Studimi: Përse na shpërthen inati gjatë ditëve të nxehta

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të shkaktojnë inat dhe stres dhe kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.

Diell, det, vapë, pushime dhe relaks. Atëherë, si mund të jesh i trishtuar apo i nevrikosur? Epo, mund të ndodhë. Lana del Rey e përcolli më së miri këtë ndjenjë, 5 vite më parë, me hitin e saj “Summertime Sadness” apo kantautori Bruno De Martino, i cili thonte përmes këngës së tij se duhet ta urrejmë verën.

Stresi, nervozizmi dhe tensioni janë pasojat e para të valës së të nxehtit gjatë muajve të verës. Ky është rezultati i një studimi publikuar nga britanikja “The Sun”, që është prezantuar së fundi nga kërkuesit e Universitetit të Ponzan, në San Diego. Sipas studimit, hormonet e stresit rriten bashkë me rritjen e temperaturave, duke mbrojtur kështu fenomenin që ata e kanë quajtur njësoj si kënga e Lana del Rey “Summertimes Blues”.

Dhe sipas shkencëtarëve, kjo provohet më së miri nga statistikat, pasi numri i krimeve përgjatë muajve të verës rritet ndjeshëm, bashkë me episodet e dhunës në shoqëri apo familje. Muajt e verës, sidomos maji, qershori e korriku janë muajt më të rrezikshëm për fenomenet që lidhen me vrasjet.

Studimet kanë treguar gjithashtu se rritja e temperaturave rrit automatikisht ritmin kardiak, të nivelit të testosteronit dhe reaksionet e metabolizmit, që nxisin atë që njihet si “sistemi nevrik simpatik”, që është përgjegjës për reagimin ndaj një stimulimi sado të vogël.

E gjitha kjo përkthehet menjëherë në një ndryshim të gjendjes shpirtërore: i nxehti na bën më nrvik, më budallenj dhe sidomos më të dhunshëm. Të gjithë ndihemi në siklet edhe me trupin tonë nga i nxehti, i cili ndikon menjëherë në humorin tonë, që në rastet më të këqija, mund të dëmtojë edhe trurin.

Ky është thjesht një shqetësim sezonal, që nuk ka komplikacione të mëtejshme. Por cila do të ishte zgjidhja? Studiuesit e kanë një këshillë: në muajt e nxehtë thjesht përpiquni të jeni të qetë e të lumtur, ashtu siç pushimet duhet të jenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test