Mos qitni dezodorans në mëngjes! - Bota Sot
Mos qitni dezodorans në mëngjes!

Life style

E enjte, 18 tetor 2018

Mos qitni dezodorans në mëngjes!

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Antiperspiranti mbyll kanalet e djersitjes, që do të thotë se pengon djersitjen që të dalë nga trupi.

Duke spërkatur dezodorans në mbrëmje, antiperspiranti ka mjaft kohë që t’i mbyll kanalet.

Për shumicën e të rriturve rutina e mëngjesit duket kështu: disa herë në ditë e lëvizim kohën e zgjimit, ngrihemi, bëjmë dush, vëmë dezodorans, vishemi dhe dalim nga shtëpia. Mirëpo, në atë orar dezodoransi është i tepërt.

Ekspertët kanë zbuluar që duhet ta vëmë në mbrëmje, para gjumit. Përse para gjumit…

Antiperspiranti vepron në atë mënyrë që mbyll kanalet e djersitjes, që do të thotë pengon djersën të dalë nga trupi.

Duke spërkatur dezodorans në mbrëmje (kur lëkura është e thatë, ndërkaq gjëndrat e djersitjes më pak aktive), antiperspiranti ka mjaft kohë për t’i mbyllur kanalet. Madje edhe nëse bëjmë dush në mëngjes, antiperspiranti do të duhej të vazhdonte të vepronte në 24 orët e ardhshme.

Ky ndryshim i vogël në rutinë nuk do t’ju kursejë shumë kohë në mëngjes, mirëpo do t’ju shpëtojë nga situatat e pakëndshme që ditën ta filloni me njolla të mëdha nga djersa në këmishën tuaj të pastër apo në fustan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test