"Bëj seks të mrekullushëm me të dashurën time, por ajo nuk do të largohet nga burri i saj" - Bota Sot
"Bëj seks të mrekullushëm me të dashurën time, por ajo nuk do të largohet nga burri i saj"

Life style

E martë, 16 tetor 2018

"Bëj seks të mrekullushëm me të dashurën time, por ajo nuk do të largohet nga burri i saj"

Nga: Bota sot Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:59
Ilustrim

Unë jam në një marrëdhenie dashurie me një grua të martuar. Ne jemi shumë të lumtur, por ajo nuk mund të largohet nga bashkëshorti i saj abuziv.

E dashura psikologe: Jam në një dashuri të pashpresë me një grua të martuar dhe kam seks të mrekullushëm me të. Ajo shpesh me tregon që është e palumtur me burrin e saj abuziv, por ende jeton me të.

Unë jam 38 vjeqar dhe ajo 35. Ne u takuam në një konferencë pune disa vjet më parë dhe prej atëherë filluam një aferë të pasionuar.

Ajo i ka treguar burrit të saj se unë jam një lloj mentori në punën e saj dhe ai e ka pranuar këtë. Ai është 43 vjeqar.

Ne shkuam për pushime në Portugali me dijen dhe bekimin e burrit të saj.

Ai nuk mundi të vinte për shkak të punës së tij dhe i besoj asaj se do të shkojmë vetëm si miq të mirë.

Ishte një javë e mrekullushme dhe seksi ishte diqka më ndryshe. Ne e vazhduam aferën edhe pasi u kthyem.

Kur e shita shtëpinë dhe kisha nevojë të merrja një me qira për pak muaj deria të ndërdohet shtëpia e re, burri i saj më ofroj që të qëndroj në shtëpinë e tyre, për t'i ndihmuar në pagesën e faturave. Ishte edhe një shans që të jem afër saj. Megjithatë, u bë gjithnjë e më e vështirë që të mos i tregoja ndjenjat e mija, sidomos kur isha dëhsmitar i sjelljeve abuzive.

Ishte aq keq sa vendosa të dilja dhe e luta atë të vinte më mua. Ajo refuzoj, duke gjetur të gjitha arsyet e mundshme. Nuk e pashë më për një vit.

Ne u takuam përsëri në një ndejë të mikut të përbashkët dhe të gjitha ndjenjat e vjetra u përmbytën..

E mora atë për vikend për ditëlindjën e saj dhe si dhuratë i bëra një veturë, dhe e dërgova në hotel. Ajo ishte e lumtur.

Unë do të martohesha me të nesër dhe do të bëja gjithqka për ta mbajtur atë të sigurt nga përbindëshi me të cilin është martuar.

Por unë ndonjëherë e pyes veten nëse jam duke ia dhënë asaj dashurinë që ajo nuk e ka marr nga bashkëshorti i saj, ndërsa ajo po merr më të mirat nga të dyjat.

Psikologia përgjigjet: Një aferë mund të ketë funksionin e një martesë jofunksionale dhe abuzive duke e bërë atë të qëndrueshme.

Sic shihet e dashura juaj ka vendosur që të qëndroj me të, por unë nuk mendoj se ajo po merr të mirat e të dyve, kur ajo është e bllokuar me një abuzues.

Marrëdhëniet abuzive mund të kenë një efekt pothuajse paralizues ndaj viktimës. Momenti i largimit e rrezikon viktimen e abuzuar dhe ky nuk është vendim që ju mund ta bëni për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test