Yjet këshillojnë: Si ta mbajmë pranë vetes burrin/gruan? - Bota Sot
Yjet këshillojnë: Si ta mbajmë pranë vetes burrin/gruan?

Life style

E enjte, 18 tetor 2018

Yjet këshillojnë: Si ta mbajmë pranë vetes burrin/gruan?

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 06:23
Miranda Kerr dhe bashkëshorti i saj Evan Spiegel

Lidhjet dhe martesat e disa nga yjet botërore zakonisht përfundojnë pa sukses, por kjo nuk do të thotë se ata nuk dinë asgjë për dashurinë. Lexoni më poshtë disa thënie dashurie të cilat mund t’ju shërbejnë në jetë.

“Besimi është shumë i rëndësishëm në një lidhje. Nuk dua kur dikush ma thotë atë që mendon se dua ta dëgjoj”, thotë Beyonce.

Aktorja Scarlet Johannson ka një këshillë për të gjithë.
“Besoj se secili duhet ta dojë veten, që të mund t’i dojë të tjerët dhe kjo, sipas meje, është formula për një lidhje të suksesshme.”

“Mundohem të besoj ashtu siç kam besuar kur kam qenë 5 vjeçe, kur zëra ua thotë të gjitha gjërat që duhet t’i dini.” Ka deklaruar aktorja Lucy Liu.

Aktori David Shwimmer mendon kështu për dashurinë:
“Dashurinë e vërtetë nuk mund ta gjeni aty ku në të vërtetë nuk ekziston, e as që mund të fshihet kur me të vërtetë ekziston”.

“Është shumë e rëndësishme që ta ruani pasionin mes jush. Dilni bashkë për të ecur në natyrë, kini parasysh vendet jashtë shtëpisë tuaj ku mund të bëni dashuri dhe mos harroni ta befasoni njëri-tjetrin kohë pas kohe”, këshillon aktorja Jada Pinkett Smith.

Ja se çfarë mendon Julia Roberts për dashurinë:
“E di kur je i dashuruar atëherë kur gjithçka që dëshiron është që ai person të jetë i lumtur, pa marrë parasysh se a je ti pjesë e asaj lumturie apo jo”.

Ndërsa Madonna thotë: “Është me të vërtetë e guximshme të duash pa kusht, pa pritur asgjë në këmbim nga ai person”.

Seks simboli Marilyn Monroe shpeshherë ka thënë:
“Është më mirë të jesh i vetëm dhe i palumtur, se sa i palumtur në një lidhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test