Kini parasysh, femrat nuk duan Macho Man!

Life style

Kini parasysh, femrat nuk duan Macho Man!

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 06:26
Ilustrim

Në ditët e sotme sa më shpesh gjenden meshkuj të cilët nuk dinë se si të sillen me femrat, zakonisht për shkak se kanë mendim të gabuar rreth asaj se si duhet t’i qasen atyre dhe se çfarë duhet bërë për ta bërë për vete një femër. Problemi qëndron aty se shumica e meshkujve besojnë në gjëra të gabuara dhe kështu mashtrohen se mund t’ia fitojnë zemrën femrës, duke i dëbuar ato më shumë në këtë mënyrë.

1.Sa më shumë që flet, më interesant je për femrën

Shpeshherë në këtë mënyrë meshkujt mendojnë se do t’i duken interesant femrës dhe se do ta bëjnë atë që të dashurohet tek ai. Femrat nuk i duan meshkujt të cilët janë të pacipë dhe që flasin shumë, ato i duan meshkujt e matur dhe që flasin gjëra të mençura.

2. Nëse dëshironi t’i pëlqeni asaj, nuk duhet ta qerasni me pije

Për këtë janë fajtorë të dy gjinitë. Nga njëra anë femrat të cilat kanë filluar ta shohin ofertën për pije si ofenduese dhe nga ana tjetër, meshkujt të cilët femrat që i pranojnë ato i shohin si materialiste dhe “të lehta”. Kështu tërësisht është humbur ideja e xhentëlmenëve dhe meshkujt nuk janë të sigurt nëse duhet ta bëjnë më atë gjë.

3. Femrat më të bukura më lehtë dërgohen në krevat

Gabimi është se shumica e meshkujve heqin dorë nga femrat e bukura duke menduar se për t’ua fituar zemrën atyre duhet të harxhojnë shumë më shumë kohë. Pyetja është se si do të kuptoni se cilat janë mundësitë në qoftë se nuk tentoni?!

4. Femrat nuk e kanë me rëndësi pamjen e meshkujve

Shumë meshkuj nuk i kushtojnë rëndësi pamjes së tyre duke menduar se kjo nuk është e rëndësishme për femrat. Në qoftë se femrat vazhdimisht rregullohen, pse të mendoni se nuk pritet e njëjta prej jush? Jini të pastër dhe pedantë. Besoni në faktin se mënyra se si dukeni mund t’I ndryshojë gjërat.

5. Femrat duan meshkuj me muskuj

Dilema krijohet sidomos në rastet kur takoni një çift ku femra është shumë e bukur ndërsa mashkulli mesatar. Athua vallë si e ka mashtruar? E vërteta është se nuk duhet të jeni aq të përkushtuar pas ushtrimeve për t’ia fituar ndjenjat një femre. Bukuria e mashkullit nuk ka edhe aq vlerë për një femër, në qoftë se ai është i mençur, e respekton atë dhe di si ta bëjë të ndihet si femra më e lumtur dhe më e veçantë në botë.   

6. Femrat i tërheqin meshkujt e suksesshëm për shkak të të hollave

Ka edhe raste të tilla, mirëpo jo çdoherë është ashtu. Femrat nuk i duan meshkujt e pasur për shkak të të hollave, por shpeshherë ndodh që të ndihen më të sigurta me ta. Gabimin e njëjtë e bëjnë edhe meshkujt e pasur financiarisht, të cilët gabimisht mendojnë se me pasurinë e tyre mund ta përfitojnë një femër. Afrojuni femrave me vetëbesim dhe në qoftë se jeni njeri punëtor dhe i vyeshëm, një femër e mençur do ta dallojë atë tek ju. 

7. Më mirë të dërgosh porosi, se sa t’i paraqitesh në telefon
Sot, meshkujt zakonisht zgjedhin porositë si mënyrë e komunikimit me femrat. Është e vërtetë se ata në këtë mënyrë më së miri i maskojnë ndjenjat dhe shqetësimet, mirëpo në qoftë se nuk keni mundësi ta shihni njëri-tjetrin, atëherë është më mirë t’i paraqiteni në telefon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat