A do të martohet me ty? Ja shenjat të cilat tregojnë!

Life style

A do të martohet me ty? Ja shenjat të cilat tregojnë!

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 06:17
Ilustrim

Vera është periudha kur më së shumti flitet për dasma dhe zakonisht edhe periudha kur ato ndodhin më së shumti. Ky fenomen nuk është vështirë të vërehet edhe në rrethinën tonë, e sidomos me ardhjen e mërgimtarëve, numri i dasmave vjen e shtohet çdoherë e më shumë. Më poshtë keni disa shenja të cilat do t’ju tregojnë se ai është i gatshëm t’ua blejë unazën.

1. U thotë gjëra si “Ti je njeriu i vetëm që…”

Kur një mashkull ua bën të qartë se sa e veçantë jeni ju për të duke thënë se ju jeni femra e vetme e cila ka e ka bërë atë të ndjehet në atë mënyrë, atëherë kjo flet se ai ju konsideron si femra e jetës së tij.

2. Ju fton në evenimentet familjare

E njëjta vlen edhe në qoftë se ju përfshin edhe juve në ngjarjet e rëndësishme të familjes. Një gjë është e sigurt, se nuk kishte dashur që familja dhe miqtë e tij t’ju njoftojnë në qoftë se nuk planifikon diçka më shumë se ju. 

3. Ju konsideron si pjesë e ekipit të tij 

Pasi që karriera e një mashkulli është pjesë e rëndësishme e jetës së tij, t’ju përfshijë juve në të don të thotë se ju vlerëson shumë. Ajo do të thotë se veç më ju konsideron si partner të jetës.

4. Ka shokë të martuar

Në qoftë se i rrotullon sytë kur merr ftesën për ndonjë martesë apo ankohet kur duhet të dilni me ndonjë çift të martuar…atëherë kjo do të thotë se ende nuk është i gatshëm për martesë. Por, në qoftë se shumicën e shokëve apo njerëzve përreth i ka të martuar, atëherë edhe ai do të fillojë të ndjehet jo rehat se pse vetë nuk mendon për një gjë të tillë. Kjo mund ta shtyjë atë në atë drejtim. 

5. Shtohen prekjet

Kur veç më ka vendosur se ju do të jeni gruaja e tij, prisni nga ai që t’i rritet dëshira për t’ju prekur, njëlloj sikurse në fillim të lidhjes. Mund t’ ju bëjë masazhe kur jeni duke punuar diçka, apo t’ua prekë krahun kur keni duke gatuar.

6. Dëshiron të jetoni bashkë. 

Asgjë nuk flet më shumë për atë se ai po planifikon ta kalojë jetën me ju, se sa fakti që dëshiron të filloni së jetuari bashkë dhe me këtë të heqë dorë nga ambienti i tij mashkullor.

7. Dëshiron të ndajë me ju më shumë se një dhomë gjumi 

Në qoftë se nga i dashuri juaj ju vijnë oferta për të marrë një qenë së bashku, apo për të hapur një llogari bankare me ju, atëherë prisni unazën së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat