Shkenca: Seksi i mirë i jep domethënie jetës

Life style

Shkenca: Seksi i mirë i jep domethënie jetës

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 13:39
Ilustrim

Edhe më parë ju kemi treguar për përfitimet që i sjell seksi. Ndërkaq tani, sipas universitetit George Kenyon, është edhe një tjetër përfitim i papritur.

Seksi, sipas hulumtimeve, është i aftë t’i jep domethënie jetës tuaj.

Ky hulumtim, i cili është publikuar në ‘Emotion’, e ilustron lidhjen mes seksit dhe shëndetit pozitiv mendor.

Pra, lajm i mirë nëse jeni aktiv seksualisht.

Hulumtuesit iu kanë kërkuar 152 studentëve të mbajnë shënime për tri javë, duke i shkruar të dhënat për disponimin e tyre, se sa domethënëse ka qenë jeta e tyre, dhe të tregojnë edhe nëse bëjnë seks – duke përfshirë atë se çfarë kualiteti ka qenë seksi.

Pas kësaj periudhe, nuk është fare befasi të dëgjojmë se personat që kishin raportuar se ndiheshin më të lumturit, më së shumti pozitivë dhe se jeta e tyre kishte kuptim janë ata që kishin bërë seks.

Në mënyrë interesante, hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se përderisa kualiteti i seksit (sa i kënaqshëm ka qenë akti) ka qenë i rëndësishëm, niveli i intimitetit nuk ka qenë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat