Rrjetet sociale i shtyjnë të rinjtë drejt operacioneve plastike

Life style

Rrjetet sociale i shtyjnë të rinjtë drejt operacioneve plastike

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e të rinjve të grup moshës 18-34 vjeç ndiejnë që seritë televizive dhe mediat sociale kanë pasoja negative në mënyrën sesi ata e shohin trupin e tyre.

Sipas një studimi të fundit të mbi 2.000 të rriturve britanikë, më të rinjtë janë ata që i mendojnë më shumë operacionet kozmetike. Rreth 35 për qind e njerëzve thonë se shfaqjet televizive si “Love Island”, që transmetohet në Britani, apo të tjerë të ngjashëm janë përgjegjës për këtë negativitet.

Shifra është rritur në 55 për qind në grup moshën nga 18 deri në 34 vjeç. Në sondazhin e bërë pyeteshin njerëzit nëse do të merrnin në konsideratë bërjen e ndonjë operacioni plastik apo procedure kozmetike, me më të rinjtë që ishin më të predispozuar drejt tyre.

Më shumë se një e treta e kësaj grup moshe mendon se mund të bëjë një operacion plastik apo procedurë kozmetike.

Por, studimi tregon gjithashtu se një e katërta e të rriturve britanikë kanë kryer një operacion plastik, apo njohin dikë që e ka bërë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat