Nëse je në këtë profesion, rrezikon të bëhesh vrasës serial

Life style

Nëse je në këtë profesion, rrezikon të bëhesh vrasës serial

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Fenomeni psikopatik i vrasjeve në seri e ka pushtuar botën shumë kohë më parë. Shumë nga ngjarjet e përfshira në këtë makabritet mbeten ende të pazgjidhura, por përpjekja për t’i parandaluar dhe kuptuar psikologjinë e një vrasësi të atij kalibri ka ekzistuar gjithmonë.

Së fundmi, në një shkrim të publikuar nga studiuesit Michael Arntfield dhe Marcel Danesi, është hedhur dritë në përpjekjen për të zbuluar ose parashikuar transformimin e një individi në vrasës serial duke u bazuar tek te dhëna të jetës së tij të përditshme.

Sipas përfundimeve, profesionet në të cilat praktikuesit e saj janë më të predispozuar të kenë prirje për tu bërë vrasës serialë janë:

1-Makinistët e mjeteve ajrore;

2-Këpucëbërësit;

3-Shoferë e kamionit;

4-Portierët e hotelit;

5-Punonjësit e karburantit, etj.

Kategori më vete ishin dhe ata ç’ka konsiderohen si vrasës serial profesionistë, ku bënin pjesë: policët, ushtarakët dhe përgjegjësit e sekteve ekstremiste religjioze.

Sipas listave vihet re që arsyet kryesore e të të shndërruarit ne një vrasës serial nuk bazohen vetëm në kushtet ekonomike por sidomos në përballjet sociale e sigurisht mosbalanca psikologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat