Meshkujt apo femrat, cilët janë më të mirë?

Life style

Meshkujt apo femrat, cilët janë më të mirë?

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Raporti femra meshkuj është gjithmonë një temë e zjarrtë për debat për shumë arsye. Ka raste të shumta ku diskutohen aftësitë e femrave dhe meshkujve.

Në bazë të një studimi më të fundit të realizuar rezulton se ekzistojnë shumë gjëra që bëhen më mirë nga femrat sesa nga meshkujt.

Janë më të mira në mësime

Studimi i bërë në universitetet Georgia dhe Columbia ka zbuluar që femrat kanë aftësi më të mira ndaj mësimit

Janë më të mençura

Sipas studimeve të testeve të inteligjencës në tërë botën, femrat kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës sesa meshkujt.

Kujdesen më shumë për higjienën

Shkencëtarët thonë se meshkujt kujdesen më pak për higjienën.

Janë më të mira në intervistat e punës

Hulumtimet e bëra kanë zbuluar që femrat e kontrollojnë më mirë stresin gjatë intervistave të punës.

Gjatë kalimit të kohës bëhen më të bukura

Femrat gjatë kohës bëhen më të bukura, ndërkaq meshkujt mbeten të njëjtë.

Diplomohen më shpejt

Meshkujt studiojnë mesatarisht pesë vjet.

Hanë ushqim më të shëndetshëm

Ndërkohë që meshkujve u pëlqejnë picat dhe mishi i kuq, femrat konsumojnë fruta dhe perime.

Kanë më shumë imunitet

Studimet kanë treguar që estrogjeni u jep përparësi femrave në luftën kundër baktereve dhe infeksioneve.

Jetojnë më gjatë

Parimisht, femrat jetojnë 5-10 vjet më shumë se meshkujt.

Janë menaxhere më të mira

Shumica e ekspertëve janë të bindur që femrat janë shefe më të mira për shkak se dëgjojnë më mirë, janë mentore më të mira, i zgjidhin më mirë problemet.

Investojnë me mençuri

Femrat janë më të kujdesshme me rastin e marrjes së vendimeve mbi investimet dhe mendojnë në afat të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat