Fëmija i parë krijon një lidhje më të fortë emocionale me nënën e tij - Bota Sot
Fëmija i parë krijon një lidhje më të fortë emocionale me nënën e tij

Life style

Fëmija i parë krijon një lidhje më të fortë emocionale me nënën e tij

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit fëmijët që kanë lindur të parët janë më të shoqërueshëm dhe më të lidhur emocionalisht me nënat e tyre sesa fëmijët që lindin më pas.

Sipas një studimi i cili përfshiu 55 nëna të cilat u vëzhguan ndërsa luanin me fëmijët e parë dhe fëmijën e dytë u vu re se fëmija i cili kishte lindur i pari i dëgjonte më shumë sugjerimet e nënës së tij dhe shfaqte më shumë kënaqësi ndërsa luante me të. Për më tepër fëmijët e parë janë shumë të shoqërueshëm ,shkruan Daily Mail.

Dr. Diane Putnik e cila udhëhoqi këtë studim nga Institucioni kombëtar i Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor Eunice Kennedy në Maryland tha : “Fëmijët e parë mund të jenë më të afërt dhe të lidhur emocionalisht me nënat e tyre pasi ata kanë avantazhin e të paturit kohën dhe vëmendjen e të dy prindërve në dispozicion në vitet e tij të para të jetës.

Ndoshta kjo kohë e kaluar me nënat i ndihmon fëmijët që kanë lindur të parët për të zhvilluar aftësi më të mira sociale në raport me të rriturit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...