Femrës së tradhtuar assesi mos ia thoni gjërat e këtilla

Life style

Femrës së tradhtuar assesi mos ia thoni gjërat e këtilla

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 21:05
Ilustrim

Shoqen tënde të ngushtë e ka tradhtuar partneri, ndërkaq ajo vetëm juve ju ka treguar. “Me siguri do të ndiheni e zemëruar dhe e lënduar për atë që i ka ndodhur asaj, mirëpo nuk bëni mirë që menjëherë t’ia shfaqni ndjenjat tuaja”, thotë psikologia Karen Sherman.

“Mashkulli që tradhton njëherë, gjithmonë do të jetë tradhtar”
Me komentin e këtillë megjithatë ia humbni çdo shpresë që të përmirësohen marrëdhëniet. Në vend të këtij komenti, thoni kështu: “Po përpiqem të të kuptoj se në çfarë gjendje je!”

“Meshkujt tradhtojnë me arsye”
Shmangni situatat ku pa dashur tregoni gishtin nga ajo dhe mos e fajësoni për tradhtinë e partnerit.

“I dashuri yt së paku nuk e ka bërë atë që e ka bërë i saj”
Në vend të kësaj, më mirë është t’i jepni përkrahje dhe të pranoni që situata e saj është e veçantë.

“Falja/harroje” 
Më mirë është t’i thuhet kështu: “E di që duhet kohë dhe mënyra për të zgjidhur situatën ashtu siç do të jetë më mirë për ju”.

“Tradhtia nuk është e lidhur vetëm me seksin/tradhtia është e lidhur ekskluzivisht me seksin”
Do të jetë mirë që të mos ia thoni këto gjëra të cilat femrës së lënduar do t’ia rikujtojë aspektin fizik të tradhtisë.

”Kam dyshuar”
Madje edhe nëse vërtet keni ditur që bashkëshorti apo partneri i shoqes tënde të ngushtë po e tradhton atë, një konkludim i këtillë nuk do t’i ndihmojë.

“Me siguri të ka tradhtuar me ndonjë kurvë!”
Konstatimet e këtilla më së shpeshti vetëm sa do ta nxisin të ketë ndjenja të këqija. Përpiquni t’ia ktheni vetëbesimin në atë mënyrë që do t’i thoni atë që më së shumti e dëshironi dhe e vlerësoni tek ajo – ndjenjën e saj për humor apo bashkëndjesi.

“Të gjithë meshkujt tradhtojnë”
Ta këshilloni shoqen që nga situata e këtillë të nxjerrë mësim, do t’i shkaktoni edhe më shumë hidhërim, dështim dhe do ta lëndoni edhe më tepër. Thoni se asaj i takon që të përpiqet për atë që është më së miri për të. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat