Gjinekologët tregojnë metodën më të mirë të depilimit të zonës binikit, përgjigjia do t’ju habisë

Life style

Gjinekologët tregojnë metodën më të mirë të depilimit të zonës binikit, përgjigjia do t’ju habisë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 06:31
Ilustrim

Depilimi me dyll në zonën e bikini mund të themi se është shndërruar në një rutinë të kujdesit të vetes nga shumë vajza, e kjo nga ofertat që njxerrin çdo ditë parukeritë e qendrat estetike!

Depilim bikini me dyll, depilim bikini me lazer, model Brazilian (ora depilimi total i zonës së organit gjenital) e sa e sa shërbime të tjera ofrohen, shërbime të përhapura së fundmi kaq në masë ! Ndonëse kjo gjë thuhet të jetë në shërbim të higjienës vetjake, vetëm nder që nuk i bëjmë vetes duke depiluar zonën gjenitale ! Depilimi i zonës intime nuk rekomandohet nga asnjë gjinekolog, e megjithatë femrat vazhdojnë t’i heqin qimet pubike.

Një studim i vitit 2016 doli në përfundimin se sa më shumë qime aty poshtë, aq më mirë, pasi depilimi i pjesëve intime lidhej me rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të tilla si herpes, HPV, gonorrea dhe klamidia. Qimet pubike janë për të mbrojtur lëkurën rreth zonës intime, pasi është shumë e ndjeshme dhe eleminimi i tyre do ta bënte këtë zonë të ndjeshme të trupit më të prirur ndaj problemeve të sipërpermendura e të tjerave.  Janë qimet ato që na mbrojnë nga acarimi ose infeksioni kur kjo zonë është në kontakt me materialet e papërshtatshme, mbathje të djersitura etj. Mënyra më e mirë e depilimit sipas gjinekologëve nuk është ajo me dyll apo lazer, por shkurtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat