Këto 36 pyetje do t’ju bëjnë të bini në dashuri

Life style

Këto 36 pyetje do t’ju bëjnë të bini në dashuri

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 06:32
Ilustrim

Para 20 viteve, psikologu Arthur Aron hartoi 36 pyetje në të cilën ai mendonte se do ti bëjë dy të huaj të bien në dashuri me njëri- tjetrin. Dhe, ai pati sukses.

Aron solli një burrë heteroseksual dhe një grua së bashku, të ulur ballë për ballë duke iu përgjigjur një seri prej 36 pyetjeve, gjithnjë e më shumë personale, të ndara në tri grupe. Sfida e tyre ishte që ti përgjigjen pyetjeve në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, dhe pastaj t’ia ngulin sytë njëri-tjetrit në heshtje për 4 minuta. Ky çift u martua gjashtë muaj më vonë.

Provoni ti përgjigjeni në mënyrë alternative këtyre 36 pyetjeve, të ndjekura me 4 minuta intensive duke ia hedhur sytë njëri-tjetrit, dhe vëreni nëse kjo funksionon për ju.

PJESA 1

1. Duke pasur parasysh zgjedhjen e gjithkujt në botë, kë do ta kishit ftuar si mysafir për darkë?
2. Dëshironi të jeni i famshëm? Në çfarë mënyre?
3. Para se të bëni një thirrje telefonike, a ndaloni ndonjëhëre të mendoni se çfarë do të thoni? Përse?
4. Çka do të përfshinte një ditë e “përkryer” për ju?
5. Kur i keni kënduar vetes për here të fundit? Po për dike tjetër?
6. Nëse do kishit mundësinë të jetonit deri në moshën 90 vjeçare apo të mbani trupin ose mendjen e një 30 vjeçari për 60 vitet e fundit të jetës suaj, cilën do ta dëshironit?
7. A keni ndonjë sekret për mënyrën se si do të vdisni?
8. Emëroni tri gjëra të përbashkëta që keni me partnerin tuaj?
9. Për çka më së shumti ndiheni mirënjohës në jetën tuaj?
10. Nëse do kishit ndryshuar diçka për mënyrën se si jeni rritur, çfarë do të ishte ajo?
11. Lejoni vetes 4 minuta për ti treguar partnerit tërë historinë tuaj të jetës në sa më shumë detaje të jetë e mundur.
12. Nëse do ishit zgjuar nesër në mëngjes me ndonjë aftësi apo cilësi të fituar, cila do të ishte ajo?

PJESA 2

1. Nëse një top kristali do ju kishte treguar të vërtetën për veten dhe jetën tuaj, të ardhmen ose ndonjë gjë tjetër, çfarë do dëshironit të dinit?
2. A mund të ketë diçka që e keni ëndërruar për një kohë të gjatë? Përse nuk e keni bërë deri tani?
3. Cila është arritja më e madhe në jetën tuaj?
4. Çfarë vlerësoni më shumë në shoqëri?
5. Cili është kujtimi juaj më i çmuar?
6. Cili është kujtimi juaj më i tmerrshëm?
7. Nëse do ta kishit ditur se për një vit do të vdisni papritmas, a do të kishit ndryshuar diçka për mënyrën si jetoni tani? Përse?
8. Çfarë do të thotë miqësia për ju?
9. Çfarë roli luajnë dashuria dhe afeksioni në jetën tuaj?
10. Ndani së bashku diçka që e konsideroni si karakteristikë pozitive të partnerit tuaj. Ndani së paku 5 gjëra të tilla.
11. Sa e afërt dhe e ngrohtë është familja juaj? A mendoni se fëmijëria juaj ka qenë më e lumtur se e njërzve tjerë?
12. Si ndiheni në raport apo marrëdhënie me nënën tuaj?

PJESA 3

1. Bëni tri deklarata të vërteta secili prej jush. Për shembull, “Jemi të dy në këtë dhomë duke ndjerë…”
2. Plotësoni këtë fjali ”Do të doja të kisha dike me të cilin do të mund të ndaja…”
3. Nëse do bëheshit mik i ngushtë me partnerin tuaj, ju lutem ndani së bashku gjërat që do të ishin të rëndësishme për ti ditur ai.
4. Tregoni partnerit tuaj se çka pëlqeni tek ai, bëhuni të sinqertë kësaj rradhe, thuani gjërat që nuk do kishit mundur tia thoshit dikujt që sapo e keni takuar.
5. Ndani momentet më të sikletshme me partnerin tuaj.
6. Kur keni qarë për here të fundit para ndonjë personi tjetër? Me vetveten?
7. Tregoni partnerit tuaj se çfarë pëlqeni tek ai deri tani.
8. Çka nëse ka diçka shumë serioze për të cilën ju bëni shaka?
9. Nëse do vdisnit sonte pa asnjë mundësi për të komunikuar me dike, për çfarë do t’ju vinte keq që nuk i keni treguar dikujt? Pse nuk ia keni thënë atyre akoma?
10. Shtëpia juaj është vënë në zjarr. Pasi të shpëtoni personat e dashur dhe kafshët shtëpiake, keni kohë për të bërë një lëvizje të fundit për të shpëtuar vetëm një send. Çfarë do të ishte ajo? Përse?
11. Nga të gjithë anëtarët në familjen tuaj, vdekja e cilit ju duket më shqetësuese? Përse?
12. Ndani një problem personal dhe kërkoni këshillë nga partneri juaj se si ai do të kishte mundur ta trajtojë problematikën në fjalë. Gjithashtu, kërkoni nga partneri të reflektojëpërsëri në ju rreth zgjidhjes së saj dhe si do ishit ndjerë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat