Të irriton shoqja e tij e ngushtë?

Life style

Të irriton shoqja e tij e ngushtë?

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 06:19
Ilustrim

Thuajse asnjëherë janë me zgjidhje debatet për shoqërinë mashkull-femër. Ekzistojnë një numër i madh i parakushteve të cilat duhet të plotësohen që të mbijetoj një miqësi mes mashkullit dhe femrës, që do të thotë se e njëjta me të vërtete mund të ndodh. Rrallë, por ndodh. Edhe nëse pikërisht i dashuri juaj është një ndër ta, do të jeni të mbushura me dilema për një shoqe potenciale ose për rivalen më të rrezikshme.

Po, është e vërtetë se meshkujve më së pari u bie në sy gjoksi i femrës, gjë që prej në fillin i zvogëlon shanset që ta njoftoj atë vajzë si person dhe të zhvilloj lidhje e cila nuk do të forcohet pa asnjë ndjenjë fizike dhe tërheqësi emocione. Gjasa më të mëdha kanë djemtë të cilët janë rritur pa figurën e të atit ose që janë djali i vetëm në familje. Në këtë rast, shoqja më e mirë e tij me të vërtetë është vetëm shoqe dhe nuk duhet të frikësoheni prej saj.

Gjë tjetër që gjykohet në marrëdhënien që do ta krijoni me shoqen më të ngushtë të të dashurit tuaj, si dhe për ardhmërinë tuaj është mënyra se si do ta trajtoni sjelljen e saj. Me rëndësi të madhe është që në fillim të mos merrni mendime apo paragjykime të gabuara. Në fillim, ajo me të vërtetë mund të mos jetë shumë e dashur për ju dhe të keni ndjenjën se nuk jeni e këndshme për të, por kjo nuk duhet të ju fus në depresion dhe të mendoni për ndonjë dyshim xhelozie. 

Njëjte si shoqet e tua, të cilat do ti njoftoni për herë të parë me të dashurin tuaj, ashtu edhe ajo mund të paraqitet me rezerva në fillim, duke iu dashur më tepër kohë të ju njoftoj dhe të vlerësoj se cilat janë qëllimet tuaja dhe a keni ndërmend ta lëndoni shokun e saj.

Por, ajo situatë kur me të vërtetë keni nevojë të dyshoni, është partneri juaj, i cili njëjte si shumë djem të tjerë, është i verbuar nga mirësia e tij, nuk dyshon se ajo ka qëllime tjera në prapavijë, është gjithashtu shumë e mundur.

Nëse keni ndjenja se ajo, rrota e tretë, shumë shpesh ‘sillet’ me ju dhe e kalon kohën më të madhe se normalja me ju, edhe pikërisht atëherë kur ju dëshironi të jeni vetëm, ndoshta keni bazë ti ‘shtrëngoni  dhëmbët’. Gjithsesi, para se të hidheni në sulm dhe të gaboni, bisedoni me partnerin tuaj ndoshta mes tyre ekzistojnë ndjenja të pa definuara, a kanë pasur ndonjëherë ndonjë gjë në të kaluarën ose se ajo shpreson se do të kenë në të ardhmen. Shumë shpesh,  meshkujt kanë nevojë dikush pak tua hap sytë, që ta kuptojnë sa është ora.

Skenari më i keq në këtë rast është që ai të qëndroj në anën e shoqes dhe ta mbrojë atë, që do të thotë-pa dashje fluturoni si era në zjarr, më saktë në lidhje me zhvillim, të cilës i duhet ana e tretë, që do ti kuptojnë ndjenjat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat