Këshilla nga viti 1933: Mos e dëgjoni mamanë!

Life style

Këshilla nga viti 1933: Mos e dëgjoni mamanë!

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 06:24
Ilustrim

Gazeta Reading Eagle në vitin 1933, ka publikuar rezultate nga hulumtimi i Universitetit të Çikagos, ku nga të anketuarit është kërkuar të tregojnë se çfarë është lumturia bashkëshortore. Çfarë mendoni, a thua këto këshilla ekzistojnë dhe se mund të ndryshojnë?

1-Sa më shumë vardiset, aq më e lumtur është martesa

Më herët nuk ka pasur mundësi të njoftoni mashkullin e ëndrrave tuaja dhe të martoheni me të duke menduar shumë. Djemtë e kanë pasur patjetër të orvaten rreth të dashurës, të shkruajnë letra, tu dërgojnë letra, ndërsa nëse kanë menduar të martohen me të, e kanë pasur patjetër dorën ta kërkojnë nga babi i saj.  Martesa atëherë ka qenë vardisje kualitative, ndërsa sot një gjë që shumica e burrave dhe(grave) i ikin.

2-Gjithcka që është me pak se një vit e zvogëlon fatin e martesës

Lidhja që është më e shkurtë se një vit e zvogëlon mundësinë e fatit të martesës. Me këtë pajtohemi. Kërcimi i shpejtë në martesë jep mundësi për dëshpërim të madh. Gjithsesi duhet të mësoni disa gjëra për personin me të cilin do të lidheni deri në fund të jetës.

3-Këshilla e babit vlera ari

Baballarët e din më së miri, të paktën kur është në pyetje përzgjedhja e partnerit.  Ka diçka në këtë këshillë – kur do ta zgjidhni partnerin më dëshirë të babit, do të zvogëlohej numri i grave të cilat do të ishin martuar me burra të këqij. Gjithsesi, na pëlqen liria e përzgjedhjes që e kemi sot.

4-Mos e dëgjoni mamanë

Këshillat që ua jep nëna nuk garantojnë martesë të lumtur, të paktën nëse  i besojmë statistikës së vitit 1933. Për fat të mirë kohërat kanë ndryshuar, sot nënat japin këshilla më të mira për martesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat