Pse laptopi mund të ndikojë aftësinë riprodhuese te meshkujt

Life style

Pse laptopi mund të ndikojë aftësinë riprodhuese te meshkujt

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 14:15
Foto ilustruse

Puna në zyrë, ulur tërë ditën, tashmë dihet se dëmton dukshëm shëndetin e njeriut, andaj edhe duhet kujdes më i shtuar që t’i zvogëloni në maksimum dëmet e kësaj kulture.

Para se t’i luftoni, duhet t’i njihni ato, kësaj radhe po ju njoftojmë me anët negative të mbajtjes për një kohë të gjatë të laptopit në prehër, përcjell KosovaPress.

Këtu rëndësi të veçantë u kushtohet burrave, sepse mbajtja e latopit mund të zvogëlojë prodhimin e spermës. Po ashtu mund të përjetoni probleme të tjera të lëkurës që shkaktohen nga nxehtësia.

Hulumtuesit e Universitetit të New York-ut kanë gjetur se laptopët mund të rrisin temperaturën e testikujve, gjë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në aftësinë e prodhimit të spermës. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat