A mund të bëni seks kur keni infeksione urinare, ja si përgjigjen mjekët gjinekologë - Bota Sot
A mund të bëni seks kur keni infeksione urinare, ja si përgjigjen mjekët gjinekologë

Life style

E hënë, 12 nëntor 2018

A mund të bëni seks kur keni infeksione urinare, ja si përgjigjen mjekët gjinekologë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 23:11
Ilustrim

Sipas statistikave të OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetit), 40-60% të grave preken nga infeksionet urinare të paktën një herë të vetme në jetën e tyre.

Por ndryshe nga meshkujt, gratë preken më shpesh nga infeksioni urinar, falë anatomisë së traktit të tyre urinar, sidomos afërsisë së uretrës me anusin dhe distancës së shkurtër nga hapja uretrale në fshikëzën e urinës. Por a mund të kryesh marrëdhënie seksuale nëse ke infeksion urinar?

Sipas themelueses sëInstitutit të Gjinekologjisë në Çikago Nicole Willams, nuk është e mundur..përkundrazi duhet të qëndroni larg partnerit derisa gjërat të përmirësohen.

“Nëse kryeni marrëdhënie seksuale kur keni infeksion urinar, kjo gjë mund të përkeqësojë infeksionin duke risjellë bakteret. Madje as nuk do të përjetoni asnjë kënaqësi, pasi do të keni shumë dhëmbje” –shprehet Williams. Ajo thekson gjitashtu se infeksioni urinar nuk është ngjitës.

Theksojmë se nuk është rasti i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme,që mund të trasnmetohen nga kryerja e marrëdhënieve seksuale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test