Mbajeni veten! Mjekët ndalojnë seksin kur temperaturat janë të larta - Bota Sot
Mbajeni veten! Mjekët ndalojnë seksin kur temperaturat janë të larta

Life style

E diel, 18 nëntor 2018

Mbajeni veten! Mjekët ndalojnë seksin kur temperaturat janë të larta

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Banorët e Santa Martës në Kolumbi kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek. Atyre u është thënë që të mos bëjnë seks gjatë ditëve të nxehta që kanë përfshirë qytetin.

Julio Salas, mjek i qytetit, e dha këshillën kur temperatura arriti në 40 gradë celsius.
“Nëse njerëzit nuk rrinë dot pa bërë seks, të paktën të presin natën që është më fresk”, tha Salas.

Ai shtoi: “Nëse keni ajër të kondicionuar në shtëpi, nuk ka problem. Bëni çfarë të doni”. Udhëzimet e pazakonta u ofruan së bashku me një sërë këshillash të tjera për reduktimin e temperaturës, duke përfshirë konsumimin e shumtë të lëngjeve dhe veshjen sa më lehtë të jetë e mundur.

Santa Marta me 600 000 banorë njihet për verën e nxehtë, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet. Epo, edhe ketu te ne nuk eshte se ben dhe aq fresket! ;) 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test