Produkti i vetëm që forcon dhe trash vetullat brenda 1 muaji

Life style

Produkti i vetëm që forcon dhe trash vetullat brenda 1 muaji

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Shpeshherë mes femrave qarkullon shprehja që nëse fytyra i ngjan një pikture, vetullat janë konturet e saj.

Kjo është arsyeja përse ankoheni gjithmonë me miket se vetullat tuaja nuk janë ashtu siç doni, që parukierja nuk di t’ua heqë apo se nuk arrini të gjeni formën e duhur.

E thënë më ndryshe, të flasësh për vetullat është një temë e gjerë më vete pasi arrijnë të ndryshojnë paraqitjen e fytyrës , të theksojnë tiparet dhe të plotësojnë në mënyrë harmonike make up-in. Për vite me radhë, vetullat e holla kanë qenë të preferuarat e shumë femrave, por vitet e fundit vihet re një dëshirë për të patur vetulla sa më të plota dhe natyrale, transmeton living.al.

Në qoftë se jeni lodhur konturuar çdo ditë vetullat me laps, lexoni këshillat e mëposhtme që trashin vetullat dhe u japin një formë të përsosur. Me këtë trajtim ju detoksifikoni folikulat e qimeve dhe eliminoni toksinat nga lëkura.

Dhe përbërësi sekret është Xhel aloe vera.

Aloe vera ka në përmbajtjen e saj shumë antioksidantë dhe substanca hidratuese që ushqejnë qimet e vetullave dhe parandalojnë rënien e tyre.

Kjo është arsyeja pse liderët më të mëdhenj të industrisë kozmetike i kanë kthyer sytë tek vlerat e saj të mrekulleshme. Merrni një sasi të vogël xheli nga aloe vera dhe me ndihmën e gishtit tregues ose të ndonjë furçe lyeni vetullat para së të flini.

Lëreni të veprojë tërë natën, në këtë mënyrë lëkura do e përthithë ashtu si duhet. Të nesërmen lani fytyrën dhe vetullat me ujë të vakët. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat