Dëshironi të martoheni, ai jo! Dhe, si t’ia bëni?

Life style

Dëshironi të martoheni, ai jo! Dhe, si t’ia bëni?

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 11:22
Ilustrim

Një numër gjithnjë e më i madh i femrave gjenden në situatë që lidhja e tyre e përsosur i ka të gjitha, pos unazës së martesës…

Në fillim të lidhjes është vështirë të dihet se ku çon ajo dhe çfarë dëshirojnë partnerët. Dëshirojnë diçka më seriozisht apo janë të kënaqur me gjendjen ekzistuese?

Posaçërisht është e vështirë, nëse njëra palë e dëshiron martesën, ndërkaq tjetra atë hap e konsideron të panevojshëm.

MARTESA është gjë e mrekullueshme, por nuk është për secilin.

Sa herë je munduar ta hapësh këtë temë me të dashurin apo të fejuarin tënd e nuk ke marrë asnjë përgjigje. Përgjigjja është shumë e thjeshtë: sepse ai nuk do.

Dhe në raste të tilla nuk ia vlen ta gjuash mashkullin me grushte, por është mirë të ulesh e të mendosh se sa e rëndësishme je ti për atë. Nëse as kjo gjë nuk të ndihmon pasi ai të thotë gjithmonë që ti për atë je gjithçka, atëherë ulu dhe pyete se çfarë planesh ka ai për të ardhmen tuaj.

Vetëm pasi të kesh marrë një përgjigje të qartë për këtë, vendos me qetësi se si mendon ti zhvillosh marrëdhëniet e mëtejshme me të në të ardhmen e nëse ja vlejnë këto marrëdhënie të vazhdohen apo jo.

Mashkulli nuk mund të dojë të martohet për disa arsye. Një nga to mund të jetë zhgënjimi i tij nga një marrëdhënie e mëparshme dhe ai nuk do të rrezikojë sërish. Në këtë rast duhet të përpiqesh të kuptosh shkakun e ndarjes së tij e të shohësh nëse je ti femra e ëndrrave të tij.

Një mashkull mund të mos dojë të martohet edhe pasi mbase mund të jetë bërë dëshmitar i një martese të dështuar të prindërve apo të miqve të tij.

Por çfarë të bësh në atë rast kur ai nuk do të martohet pasi i pëlqen komoditeti që ka dhe nuk do të ndryshojë asgjë. Ai parapëlqen që të vazhdoni të takoheni apo në rastin më të mirë të bashkëjetoni, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi tjetër.

Por ka raste kur mashkulli nuk do të martohet pasi nuk është vërtetë i dashuruar, por është mësuar me të dashurën e tij dhe nuk bën asnjë hap përpara. Me meshkuj të tillë mund të kalojnë edhe vite të tëra e ai s’ka për të menduar ndonjëherë për martesë.

Ka edhe nga ata meshkuj që janë të dhënë pas karrierës e nuk duan t’i përkushtohen familjes, prandaj gjejnë justifikime nga më të ndryshmet për ta shtyrë diskutimin e martesës.

Gjithsesi, shkaqet janë të pafundme. Por një gjë është e sigurt, nëse ekziston dashuria dhe respekti i dyanshëm martesa do të vijë natyrshëm dhe ajo është vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe i një investimi të vërtetë e serioz që quhet familje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat