Po, prindërit e kanë një fëmijë të preferuar dhe këtë e vërteton shkenca

Life style

Po, prindërit e kanë një fëmijë të preferuar dhe këtë e vërteton shkenca

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:15
Ilustrim

Prindërit ndoshta gënjejnë kur thonë se sillen njësoj me të gjithë fëmijët, sepse një studim vërteton se në familje ekziston një fëmijë që është më i preferuar dhe ky është fëmija i parë.

Studimi
Hulumtuesit në Institutin Kombëtar për Shëndetin dhe Zhvillimin e Fëmijëve (NICHD) kryen studimin me 55 nëna. Ata i vëzhguan ato duke bashkëvepruar me fëmijën e parë dhe me fëmijën e dytë në moshën 20 muajshe. Në këtë mënyrë, krahasimi do të ishte sa më korrekt dhe i balancuar.

Gjetjet e studiuesve
Fëmija i dytë ishte më i shoqërueshëm dhe më në dispozicion për të ndërvepruar, i pari u shfaq më i trembur dhe i shkëputur, por i mbushur me vëmendje të prindërve. Përfundimi i arritur jo vetëm që thekson dallimet mes fëmijës së parë dhe të dytë, por edhe mënyrën e ndryshme në të cilën nëna sillet me secilin.

Arsyeja
Kjo lidhet me faktin se kur bëhesh nënë për herë të parë ke shumë frikë, ankth, pasiguri dhe dëshiron që gjithçka të shkojë sa më mirë me këtë detyrë të re dhe me krijesën që ke sjellë në jetë. Ndërsa me fëmijën e dytë, gjërat nuk kanë të njëjtin emocion sepse janë provuar më parë dhe siguria është më e madhe. Fëmija i dytë gjithashtu mund të rritet me lodrat dhe rrobat e motrës ose vëllait më të madh.

Përfundimet
Kjo nuk do të thotë se fëmija i dytë anashkolohet, pasi ai e pasuron më tepër emocionalisht familjen, por thjesht vërehen këto ndryshime në sjellje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat