Njerëzit që i vendosin dekorimet e festave të fundvitit më herët janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë

Life style

Njerëzit që i vendosin dekorimet e festave të fundvitit më herët janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 22:02
Ilustrim

Dekorimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri kanë një vend shumë të veçantë në shtëpitë dhe zemrat tona. Dikush i vendos më herët dikush jo, varësisht nga disponimi jonë.

Epo, ndoshta është koha për të ndryshuar këtë zakon dhe ta konsideroni vendosjen e tyre në nëntor. Rezulton se njerëzit që mbajnë dekorata të Krishtlindjeve herët janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më miqësorë, transmeton lajmi.net.

Një studim i botuar nga Gazeta e Psikologjisë Mjedisore zbuloi se dekoratat e Krishtlindjeve mund të ndikojnë në mirëqenien tuaj mendore dhe sociale.

Steve McKeown, psikoanalist dhe pronar i Klinikës McKeown, tha se shumë njerëz i shoqërojnë këto dekorime festive me fëmijërinë e tyre.

“Në një botë plot stres dhe ankth njerëzit pëlqejnë të shoqërohen me gjërat që i bëjnë ata të lumtur dhe dekoratat e Krishtlindjeve ngjallin ato ndjenja të forta të fëmijërisë së tyre”, tha McKeown.

Sipas psikoterapistit Amy Morin, ndjenja nostalgjike na bën më mirë të kuptojmë veten.

“Kjo mund të jetë një ndjenjë e butë. Ndoshta festat shërbejnë si një kujtesë se kur një i dashur ende ishte gjallë. Apo ndoshta shikimi në një pemë të Krishtlindjeve i kujton dikujt se çfarë ishte jeta kur ata ende besonin në Santa. Për njerëzit që kanë humbur një të dashur, festat mund të shërbejnë si një kujtesë për kohën e lumtur që kishin me atë person në të kaluarën. Dekorimi i hershëm mund t’i ndihmojë ata të ndihen më të lidhur me atë individ “, tha Morin.

Kur vjen puna te jeta juaj shoqërore, është një ide e mirë që të vendosni dekorata të Krishtlindjeve herët, sepse është një shenjë që ju jeni më miqësor dhe në dispozicion për fqinjët tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat