Cfarë tregojnë thonjtë e këmbës për shëndetin tonë? Mos i nënvlerësoni

Life style

Cfarë tregojnë thonjtë e këmbës për shëndetin tonë? Mos i nënvlerësoni

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 21:31
Ilustrim

Janë aq të nënvlerësuara sa thuajse harrohen. Thonjtë e këmbës lihen pas dore dhe vuajnë në heshtje sepse as të ashtuquajturit ekspertë nuk dinë t’u japin shpjegim.
Mirëpo, pikërisht ata mund të na tregojnë për gjendjen shëndetësore. Një ndryshim I pamjes së tyre, në shumicën e rasteve, fsheh një patologji që mund të shfaqet shumë më vonë. Mësoni të njihni sinjalet dhe të merrni masat paraprakisht!

1. Zverdhja e thonjëve të këmbës
Kjo mund të shkaktohet nga përdorimi I manikyrëve të skaduar por mudn të jetë edhe shenjë e problemeve kardiake të aparatit të frymëmarrjes apo të sistemit linfatik. Të tjera forma të zverdhjes mund të fshehin forma të diabetit apo dobësim të funksioneve të mëlçisë.

2. Thonj të petëzuar
Kjo gjë u ndodh përgjithësisht njerëzve në moshë dhe mund të bëhet fjalë për përdorimin e shapkave o këpucëve të gabuara. Nga ana tjetër mund të jetë edhe shenjë e qarkullimit të keq të gjakut.

3. Thonj të vijëzuar 
Në këtë rast problemi mund të jetë i veshkave apo nivelit të ulët të hekurit. Nëse vizat janë vertikale, problemi është i lidhur me ekzemat.

4. Zbardhja e thonjve
Është shenjë anemie, por mund të jetë edhe sinjali i një problemi kardiak.

5. Thonjtë që këputen
Nëse thonjtë e këmbëve këputen do të thotë që e keni tepruar me përdorimin e barnave ose keni probleme me tiroidet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat