Fitonte 30 mijë dollarë në muaj, pornostarja e njohur kthehet në besimtare

Life style

Fitonte 30 mijë dollarë në muaj, pornostarja e njohur kthehet në besimtare

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 00:15
Brittni De La Mora

Një nga pornostaret më të suksesshme në botë ka filluar një jetë të re si protestante. Brittni De La Mora dhe bashkëshorti i saj Richard predikojnë në Kishën e San Diegos, por jeta e tyre para 6 vitesh ishte ndryshe.

“Ishte një periudhë në industrinë pornografike ku fitoja shumë para. Në fillimet e mia, bëja 30 mijë dollarë në muaj sepse punoja cdo ditë. Kisha një makinë të re nga Mercedesi dhe kisha cdo cantë Louis Vuitton, cdo palë këpucë të Christian Louboutin e gjëra të tjera si kjo”, tha ajo.

Brittni ka performuar për 300 video për të rritur, por filluan problemet. Ajo filloi të konsumonte lëndë narkotike dhe shpenzonte mijëra dollarë vetëm për drogë. Me lutjet e gjyshes, Brittni vendosi të shkojë në kishë, aty ku ishte fillimi i saj për një jetë të re.

Pas një viti që shkonte rregullisht, ajo ra në dashuri me protestanin Richard De La Mora dhe vendosën të martohen. Tani 31-vjecarja jep mësime për biblën dhe punon si agjente shitjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat