Arsyeja përse në krevatin e fëmijës nuk duhet të vendosni asnjë lodër gjatë kohës së gjumit

Life style

Arsyeja përse në krevatin e fëmijës nuk duhet të vendosni asnjë lodër gjatë kohës së gjumit

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 06:32
Ilustrim

Është mirë të mos mbani lodra në shtratin e fëmijës tuaj deri sa të jetë të paktën gjashtë muajsh. Kjo siguron që shtrati të jetë një vend i sigurt për të fjetur dhe zvogëlon rrezikun e mbytjes ose aksidenteve.

Sapo fëmija juaj të jetë gjashtë muajsh, ju mund ta lini të flejë me një lodër të butë ose arush. Të gjitha lodrat duhet të kenë një etiketë që tregon moshën për të cilën janë projektuar. Sigurohuni që lodrat që ju jepni fëmijëve të jenëtë përshtatshme për moshën e tyre.

Një mënyrë e mirë për të bërë një lodër të preferuar për fëmijën, është ta mbani ju afër trupit tuaj, në mënyrë që kur ta marrë fëmija, të ndiejë erën tuaj. Fëmija juaj ka një ndjenjë të fortë të nuhatjes dhe kur zgjohet gjatë natës, era juaj tek lodra e tij mund ta qetësojë.

Mos u tundoni për të blerë lodra që janë aq të mëdhaja sa fëmija juaj. Ka shumë gjasa që fëmija të preferojë lodra që arrin t’i mbajë lehtëissht. Lodrat e vogla gjithashtu mund të merren lehtë me vete. Pra, kur dilni me fëmijën tuaj, ai mund të ketë lodrën e preferuar me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat