Qentë e ndihmojnë shëndetin e njeriut

Life style

Qentë e ndihmojnë shëndetin e njeriut

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:28
Ilustrim

Shumë studime sugjerojnë se qentë ndikojnë pozitivisht në shëndetin e njeriut.

Gjatë vitit të kaluar, “Medical News Today” ka raportuar se mbajtja e një qeni ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Gjithashtu, hulumtuesit në Universitetin e Harvardit sugjerojnë se pronarët e qenve rrezikohen me pak nga sëmundjet e zemrës, shkruan Medicalnewstoday.

Faktori kryesor që zgjatë jetën është aktiviteti fizik. Nëse keni një qenë atëherë duhet të kujdeseni që të ecni së paku dy herë në ditë.

Për më tepër, Universiteti i Misurit ka zbuluar se personat në moshë mbi 60 vjeç gëzojnë shëndet më të mirë falë stërvitjes “të detyruar” që marrin duke ecur me qentë e tyre.

Po ashtu, fëmijët që janë ekspozuar ndaj baktereve të caktuara të bartura nga qentë kanë pasur një reduktim të simptomave të astmës, kanë zbuluar hulumtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat