Nëse vera nuk ka qenë ajo që do doje, atëherë ka diçka që duhet të bësh tani

Life style

Nëse vera nuk ka qenë ajo që do doje, atëherë ka diçka që duhet të bësh tani

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Fundjavat e verës dhe ditët e plazhit, dalëngadalë mbetën pas dhe shumica i janë rikthyer punës (sa shpejt iku vera, kur ishte qershor, korrik, gusht dhe… ja ku jemi në këtë fillim vjeshte). Megjithatë, jo të gjithë kanë pasur fatin të kalojnë fundjava të bukura.

Një pjesë jo që nuk kanë pasur verën që donin, por disa kanë pasur edhe verë të tmerrshme. Por për të rifilluar punën, kujtimet e një vere të tmerrshme është e mira t’i lësh pas.

Fundjavat e verës, ndërsa temperaturat shkonin gjithmonë e më lart, nuk kanë qenë fatlume për të gjithë që t’i drejtoheshin detit… kështu që përgatitu!

Së pari, duke menduar pozitivisht. Në vend që të fillosh bisedën me miqtë, kolegët, fqinjët se sa e tmerrshme mund të ketë qenë vera, mendo më shumë për anën pozitive.

Ndërsa gjithçka mund të duket si një bisedë e shkurtër, të gjitha ngjarjet negative që mund të të kenë ndodhur (qofshin edhe streset në punë), mund të të krijojnë një gjendje jo të mirë e t’i bëjë mendimet të kthehen në negative – gjë që mund të ndikojë edhe për rinisjen e punës në sezonin e ri.

Herën tjetër që miqtë të fillojnë të tregojnë ndodhitë e tyre të verës, kaloje bisedën në ndonjë ngacmim që mund të të lidhë me vjeshtën, në mënyrë që të mos e mendosh më periudhën që të ka stresuar (mjafton të kujtosh kungullin dhe biseda zhvendoset vetë në festat e shumta të vjeshtës.)

E ndërsa dielli i nxehtë dhe temperaturat e larta janë ende të pranishme, merr më të mirën prej këtyre ditëve. Edhe nëse nuk e ke shijuar të gjithë verën siç do të doje, mund të bëhesh gati për të shijuar gjethet e vjeshtës.

Kur të fillosh të tregosh se sa e mrekullueshme ishte vjeshta, duhet të fillosh të besosh veten – nuk ka pengje për verën dhe as keqardhje pse iku ashtu si iku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat