Horoskopi i datës 10 shtator 2018

Life style

Horoskopi i datës 10 shtator 2018

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 06:07
Ilustrim

Dashi

Sot do ndiheni të pasigurt dhe të shqetësuar për gjithçka. Bëni të pamundurën për të menduar disi më pozitivisht dhe keni për ta parë që më mirë do ju ecin gjërat. Nëse keni një lidhje sot do gjeni ngrohtësinë e ëndërruar në krahët e partnerit dhe do e kuptoni se sa shumë e doni dhe ju do. Ju beqarët ende nuk do arrini të gjeni personin që do ju përshtatet në çdo pikë dhe do keni frikë të tentoni të hidhni hapa. Në punë do hezitoni të hidhni hapa sepse nuk d jeni shumë të bindur. Dëgjojini me kujdes sugjerimet e kolegëve ë vjetër. Financat nuk do kenë ndryshim nga një ditë më parë.

Demi

Sot do jeni shumë të përkushtuar për të realizuar sa më mirë disa projekte profesionale dhe mund të lini disi pas dorë fushat e tjera, Nëse keni një lidhje mjafton që t’ia shpjegoni situatën partnerit dhe ai me siguri do dijë të jetë i kuptueshëm. Po e shpërfillët me arsyen se nuk ka çfarë i duhet, do bëni gabimin më të madh. Ju beqarët, sipas Dritare.net, do keni shumë dëshirë të takoni dashurinë e madhe, por nuk do keni kohë ta kërkoni. Në punë do ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme dhe kjo falë përpjekjeve dhe mençurisë që do tregoni. Financat edhe sot do mbahen goxha mirë.

Binjakët

Jupiteri do ju ndihmojë gjatë kësaj ditë të zgjidhni disa çështje të mbetura pezull dhe të hidhni hapa më të rëndësishme. Ju të dashuruarit mundet edhe të zyrtarizoni lidhjen që keni. Diskutoni fillimisht qetësisht me partnerin dhe bëni atë për të cilën do bini dakord të dyja palët. Nëse jeni beqarë ka mundësi të takoni persona varte me vlera dhe do i ngjisni shkallët dy e nga dy pa pritur gjatë. Në punë do i keni shumë të qarta idetë dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Dita do jetë plot angazhime e plot arritje. Buxheti do jetë paksa më delikati megjithatë sërish me pak kujdes mund të arrini të mos keni probleme.

Gaforrja

Dita e sotme do jetë goxha pozitive. Do keni veçse momente te ngrohta dhe tejet te këndshme. Nëse jeni në një lidhje mund të filloni të mendoni për gjëra serioze me partnerin sepse tashmë do ndiheni plotësisht të sigurt për ndjenjat që keni.  Nëse jeni beqarë, disa takime të rastësishme mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë fatin. Disa personave nuk mund t’iu qëndroni dot indiferentë. Në punë miqtë e ngushtë d iu japin disa ide si të arrini më parë objektivat. Falënderojini dhe shpërblejuani një ditë mirësinë. Financat nuk d përmirësohen shumë, por të paktën nuk do kenë probleme.

Luani

Çfarë kreativiteti që do keni gjatë kësaj dite. Nuk do ju rreshtin mendimet dhe idetë interesantet për çdo fushë dhe do keni vetëm ndodhi pozitivë. Nëse jeni në një lidhje do e bëni partnerin të ndihet aq mirë saqë do i harrojë edhe kritikat që kishte për t’iu bërë. Mbrëmja pastaj do jetë fantastike. Ju beqarët do ndiheni në harmoni të plotë me të gjithë dhe do adhuroni flirtet me të gjithë. Në këtë mënyrë do ndiheni të përmbushur. Në punë, në momentin që më pak do e prisni, do merrni përgjigje pozitive për kërkesat që keni bërë. Edhe financat mund të rriten falë një shpërblimi që do merrni nga një punë e kryer më parë.

Virgjëresha

Hëna do jetë planeti më ndikues në jetën tuaj sot. Do jeni plot energji, magnetizëm dhe karizëm. Ju që keni një lidhje nuk do doni të ndaheni për asnjë moment nga partneri sepse ai ju fal gjithë dashurinë dhe ndjenjat që keni ëndërruar. Gjithsesi duhet të mendoni se në jetë ka dhe angazhime të tjera dhe duhet ta lindi pak më të lirë atë që keni në krah. Ju beqarët merrni kohën e nevojshme për t’u menduar sepse po dhatë përgjigje sa për të mos prishur qejfe do vuani dhe do i bëni edhe të tjerët të vuajnë. Në punë do ndiheni më të zotët se më parë dhe asgjë nuk do ju duket e vështirë. Edhe financat do mbeten të kënaqshme.

LEXO DHE :  Pacientja: Mjekja e lagjes më thotë, kalo infarkt të të jap ilaç për hollim gjaku

Peshorja

Sot do i qartësoni disa situata dhe kjo do bëjë që të ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje herë pas here gjendja mund të tensionohet, por sërish me durim dhe tolerancë do arrini të rivendosni ekuilibrin. Në fakt të dyja palët do keni gabimet tuaja. Nëse jeni ende beqarë, merrini gjërat shtruar dhe mos kërkoni me ngulm të ndryshoni lidhje. Kur gjërat nuk janë të shkuara nuk mund të prisni të pamundurat. Sipas Dritare.net, për punën do jetë një ditë reflektimi dhe marrje vendimesh të rëndësishme. Do i keni idetë shumë më të qarta në kokë dhe nuk do gaboni. Buxheti nuk do jete aq i keq sa e kishit menduar.

Akrepi

Në shumë fusha do ndodhin gjëra pozitive sot dhe do ndiheni më të plotësuar. Nëse keni një lidhje do iu jepni prioritet çasteve intime dhe mund të merrni edhe vendime. Rreth mesditës mund ‘iu bëhet edhe një propozim nga partneri që mirë është të mos e refuzoni. Keqkuptime nuk do ketë mes ju të dyve. Ju beqarëve do ju ndodhin gjërat e ëndërruara në kohën dhe në vendin e duhur. Një etapë e re ka për të filluar që sot. Në punë merrini gjërat sa më shtruar dhe mos u nxitoni pasi vetëm ashtu do arrini atje ku doni për një kohe më të shkurtër. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë tregohuni pak më të kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari

Idealizmi dhe rebelizmi do ju sjellin probleme sot në jetën tuaj. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë përherë e tensionuar dhe delikate. Nuk do përkujdeseni aq sa duhet për të dhe lënia pas dore do i dhembë mjaft atij. Reflektoni e ndryshoni sa pa qenë vonë. Ju beqarët pranoni të dilni nëpër mbrëmje apo në mjedise të tjera me shumë njerëz, por bëni kujdes me gjestet dhe me fjalët që do thoni. Në punë mos bëni asgjë me inat dhe me sforcim sepse gjithçka do ju shkojë në të kundërt të asaj që dëshironi. Financat, falë mbështetjes së disa të afërmve, do mbeten të kënaqshme.

Bricjapi

Sot do jeni me humor shumë të mirë dhe askush e asgjë nuk do ju pengojë të bëni ato që dëshironi. Nëse keni një lidhje mund t’i dërgoni mesazhe të koduara, por mjaft seksuale atij që keni në krah. Pasioni në disa momente do jetë i papërmbajtshëm. Edhe për ju beqarët do favorizohen takimet interesante kështu që duhet të përfitoni sa më shumë nëse doni të ndryshoni statusin. Në punë të gjitha përpjekjet e bëra do kompensohen. Mund t’iu ofrohet një pozicion i ri më i favorshëm dhe një shpërblim i majmë me të cilin do zgjidhni problemet financiare.

Ujori

Sot nuk do jeni shumë të sinqertë me ata që ju rrethojnë dhe kjo do ju krijojë probleme të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje dëgjojini me kujdes ato që do ju thotë partneri dhe mos e gënjeni për gjëra të rëndësishme. Mbajini edhe premtimet që keni bërë nëse nuk doni debate. Nëse jeni beqarë falë Venusit do lidhni kontakte të reja  dhe dikush do ju pëlqejë jashtëzakonisht. Në punë nuk do ju pëlqejë shumë puna në grup, por ja që vetëm ashtu mund të arrini sa më parë rezultatet e planifikuara. Me shpenzimet do jeni të pamatur dhe gjithë kohës do shpenzoni pa bërë llogari.

Peshqit

Falë Hënës që do ketë ndikimin më të madh në jetën tuaj gjatë kësaj dite do kaloni caste fantastike dhe të mbushura me energji pozitive. Ju të dashuruarit do pëlqeni t’i bëni gjërat me qetësi dhe kujdes. Kjo do shmangë gabimet dhe do ju sigurojë momente mjaft të këndshme. Ju beqarët duhet të vini në punë arsyen dh duhet të keni më shumë besim tek vetja juaj. Po i bëtë këto keni për të gjetur personin ideal. Në punë do jeni pragmatikë dhe kreativë. Të gjithë do mbështeten tek ju dhe do ju kërkojnë mendime. Sektorin financiar do dini si ta mbani gjatë gjithë kohës të stabilizuar edhe pa bërë sakrifica ekstreme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat