Goca erdhi koha të ndryshoni garderobën, 5 truke të thjeshta për të sistemuar dollapin në mënyrë perfekte

Life style

Goca erdhi koha të ndryshoni garderobën, 5 truke të thjeshta për të sistemuar dollapin në mënyrë perfekte

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:36
Ilustrim

Kemi hyrë në dyjavëshin e parë të muajit shtator dhe pak a shumë të gjithë i jemi rikthyer jetës së përditshme, punës, ritmit frenetik që sjell muaji i ri, rikthmit në shkollë etj. Megjithatë ka ende diçka që po përpiqemi ta shtyjmë të gjitha: organizimin e dollapit. Kështu që vajza mblidhni forcat dhe me këshillat e Living do ia dilni mbanë edhe kësaj gjëje.

1.HIDHNI GJËRAT QË NUK JU DUHEN: Nqs ekziston diçka që ta thyen vërtet zemrën sa herë që ndryshon garderobën, është pikërisht ai momenti kur duhet të heqësh dorë nga gjërat që i keni aq shumë qejf. Për shembull, e mbani mend atë pallton ngjyrë mjalti që bletë dy vite më parë? Po, po pikërisht atë për të cilën kursyet rrogën e një muaji, na vjen keq t’ua themi, por duhet ta hidhni. Rregulli kryesor për të patur një garderobë perfekte është të hiqni veshjet, këpucët dhe aksesorët që nuk i përdorni më. Nëse janë akoma të reja mund t’ia jepni dikujt, ose ti’ i ruani. Nuk i dihet kurrë ndoshta do të jenë sërish në modës pas 10 vitesh.

2.PASTRIM TOTAL: Me siguri kjo gjë do t’i pëlqejë më së shumti mamasë suaj, e cila ka një jetë të tërë që ju lutet ta lani ashtu si duhet dollapin. Mos humbi shumë kohë, por hidhni mbi krevat të gjitha veshjet dhe lani futjuni pastrimit me kokë. Përfitoni nga rasti edhe për ta zhvendosur nga vendi dhe pastruar e ajrosur mirë e mirë dhomën.

3.TË NGJASHMET ME TË NGJASHMET: Çfarë do të thotë kjo? Shumë e thjeshtë, nëse keni hapësirë, duhet t’i organizoni veshjet në bazë të llojit e prerjes së tyre: këmishat bashkë, pantallonat në një anë, apo palltot dhe xhaketat bashkë. Kjo gjë jo vetëm ju lehtëson punë, por ju ndihmon gjithashtu të mos bëni rrëmujë sa herë kërkoni diçka.

4.KËPUCËT DUHET TË JENË TË MBYLLURA: Në përgjithësi në familjet shqiptare eksiton gjithmonë një dollap i posaçëm për këpucët, me gjithatë nëse doni t’i keni brenda garderobës suaj duhet t’i mbani në kuti kartoni.

5.MBUSHNI KULETËN DHE BËNI SHOPPING: Dhe në fund, për të shpërblyer veten, mbushni kuletën, vishni këpucët dhe bëni blerjet e fundit që i nevojiten garderobës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat