Sa gjatë duhet të jeni në lidhje para se të martoheni - Bota Sot
Sa gjatë duhet të jeni në lidhje para se të martoheni

Life style

E mërkurë, 17 tetor 2018

Sa gjatë duhet të jeni në lidhje para se të martoheni

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Kur është fjala për ta gjetur “kohën e duhur” për t’u martuar me partnerin, njerëzit shpeshherë mbështeten në instinkt dhe romancë.

Por, hulumtuesit tani kanë zbuluar se është mirë të prisni për një kohë të caktuar para se të martoheni, sepse duke pritur ia rritni vetes shanset për të qëndruar së bashku përgjithmonë të lumtur.

Hulumtuesit e universitetit Emory kanë anketuar rreth 3,000 persona të martuar për shumë aspekte rreth dasmës dhe martesës së tyre në përgjithësi.

Studimi ka gjetur shumë informacione interesante, por më interesantja ka qenë lidhja mes periudhës sa janë së bashku një çift para martesës dhe sa shumë zgjatë martesa.

Kur janë krahasuar me çiftet që kanë qenë së bashku një vit para martesës, çiftet që kanë qenë dy vjet bashkë para martesës kanë pasur 20% shanse më të ulëta të divorcit.

Por, shanset e divorcit janë zvogëluar për 50% te çiftet që kanë qëndruar në lidhje tri apo më shumë vjet para martesës.

Pra, ky është lajm i mirë për shumicën e çifteve të cilat, sipas anketimeve të fundit, presin deri në pesë vjet para se të martohen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test