Të gjitha shenjat e horoskopit, kanë cilësitë dhe karakteristikat e tyre që zotërojnë.
E megjithatë Gaforrja ngelet e veçantë dhe e paparashikueshme për shkak të cilësive që zotëron, si më poshtë:
Për shkak të humorit të tyre të ndryshueshëm, mund të jenë shumë të paparashikueshëm.
Edhe nëse i njihni prej një kohe të gjatë, është e vështirë të parashikohen veprimet dhe sjelljet e tyre.
Mund të shqetësohen shumë lehtë.
Harmonia dhe paqja është thelbësore në mirëqenien e tyre mendore dhe çdo argument i zhurmshëm mund t’i shkaktojë shqetësim.
Gaforret janë të prirur të jenë kaq shumë të kujdesshëm dhe të druajtur sa që është e vështirë për ta të kalojnë në zonën e komfortit.
Nuk u pëlqen ndryshimi dhe kanë nevojë për stabilitet emocional përpara se të ndërmarrin një ndryshim të madh.