Paraja apo pasioni, cila na motivon më shumë?

Life style

Paraja apo pasioni, cila na motivon më shumë?

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:55
Ilustrim

Të punosh për para. Përgjigja më e saktë e pyetjes së mësipërme do të ishte – punoni që të paguheni. Kjo është e vërtetë për personat të cilët nuk kanë një profesion.

Në termat e hierarkisë së Maslow-t kjo është pothuajse  drejt majës së piramidës. Kjo përfaqëson nevojat bazë që jeni në gjendje të paguani në jetë- të sigurosh ushqimin, akomodimin etj. Interesante është se shumë prej nesh mund të jetojnë lehtësisht me një pjesëz të pagës që fitojnë. Ekzistojnë njerëz në cdo kohe që e lenë punën dhe shpenzojnë një ose dy vjet duke fituar shumë pak në një punë të re derisa arrijnë përsëri të fitojnë krahasimisht atë që fitonin më parë.

Paraja të jep siguri dhe shprehet në vlerë numerike për atë çfarë jep. Ajo ndërthuret me vetëbesimin tuaj dhe mund të jetë një motivues potencial. Këto janë forma të ndryshme të të punuarit për para. Shumë njerëz mund të punojnë nga ora 9- 5 në punë jo sfiduese/ nxitëse kështu që ata mund të mbulojnë kostot bazë dhe të shpenzojnë mbrëmjet dhe fundjavat për të bërë çfarë ata duan.

Të punosh për status

Kur ju filloni të shkoni përtej nevojave bazë për para dhe të flisni për përfitimet nga puna , të mirat sociale fillojnë të shfaqen. Kur dikush punon për një kompani të madhe  me reputacion të lartë, përshtatet  në një mënyrë të tillë që të ruajë përfitimet. Sepse puna plotëson së tepërmi jetën tuaj, identiteti juaj lidhet me kompaninë ku punoni dhe punën që ju bëni. Nëse i thua dikujt se jeni ekonomist ju do të keni një reagim të caktuar. Nëse i thoni se jeni ekonomist për një nga kompanitë më të mëdha ju me shumë mundësi do të shihni një reagim ndryshe në sajë të supozimit se paga juaj është më e lartë. Të punosh për një status vjen në shumë forma- nuk është thjesht i lidhur me prestigjin. Shumë njerëz punojnë me krenari për organizata jo-fitimprurëse.

Të punosh për arritje

Kur kontrolloni me një mënyrë matëse punën e dikujt dhe i shikon rezultatet, fiksimi ndaj numrave dhe arritjet e vazhdueshme do të jenë befasuese. Kjo mund të bëhet një lojë për disa njerëz kur ata vazhdimisht përpiqen të kalojnë ‘pikët’ e shënuara në nivelin e mëparshëm. Aq gjatë sa niveli i ardhshëm do të jetë i arritshëm kjo bëhet pjesë e rëndësishme e asaj që njerëzit duan të bëjnë çdo ditë. Përtej nivelit të detyrës dhe perspektivës së karrierës, arritjet janë shpesh të lidhura në avancimin e karrierës. Përpjekjet për të arritur një nivel më të lartë në organizatë është një pjesë shumë e rëndësishme e faktit se pse njerëzit përpiqen për më të mirën e tyre. Kjo duket si ato historitë e ditëve të sotme rreth njeriut që filloi pune në një zyrë poste dhe përfundoi si shef ekzekutiv, por mendësitë ende ekzistojnë si : nëse punoni shumë dhe bëni çfarë është e nevojshme do të arrini shumë ne jetë.

Të punosh për të krijuar

Flitet shumë për kënaqësitë që të sjell puna. Do te jeni të kënaqur nëse do te keni një shef që nuk është pasiv. Do të jeni  të kënaqur nëse mjedisi juaj i punës nuk është stresues. Në vend që të shikoni çfarë nuk është puna juaj, motivuesi i arritjeve shikon se çfarë është puna juaj. Kur puna të jep mundësi që të keni lidhje/kontakt me njerëz të tjerë dhe me botën në përgjithësi pagesa dhe statusi social tenton të venitet. Edhe shansi për t’u promovuar bëhet I parëndësishëm kur ju e gjeni veten duke bërë gjëra që me të vërtetë nuk ju interesojnë. Thënia është e vërtetë- nëse bëni atë çfarë doni, ju  nuk do të punoni asnjë ditë në jetën tuaj. Disa pensionistë vazhdojnë të konsultojnë, udhëheqin dhe të mbajnë lidhje me kolegët e vjetër të punës për stimulimin intelektual dhe kënaqësinë që të jep puna.

Të punosh për të qenë pjesë e një skuadre argëtuese

Disa njerëz inspirohen së tepërmi nga njerëzit me të cilët punojnë- karakteristikat e tyre, mundësitë për të bashkëpunuar dhe miqësitë në punë. Njerëzit më të cilët punoni mund t’ju bëhen si të familjes dhe t’ju japin kënaqësi të pafund. Kjo ndodh sepse dëshironi të ndihmoni dhe trajnoni të tjerët për arritje. Ose kënaqësia e të parit se skuadra juaj ndihmon të tjerët përmes punës mund të jetë vërtetë inspiruese.

Të punosh për të dalë në pension

Kur  filloni të mendoni eksperiencën e gjithë jetës, shumë njerëz do te shpreheshin se çfarë pozicioni do donin të kishin kur të dalin në pension. Kjo kthehet në ideal i  krijuar përmes një investimi që ka ardhur gjatë viteve. Një pension i parakohshëm është ëndërr për shumë njerëz. Çuditërisht, kur e shikon kjo nënkupton se shumë prej nesh punojnë në mënyrë që të mos punojnë. Kjo është një kënaqësi e vonuar, me qëllim për të ruajtur vlerat. Të marrësh parasysh gjithë variacioin e motivuesve në punë vërtet ju ndihmon të jeni elastik. Kur jeni duke ecur përmes një toke të ashpër dhe pyesni se nga do të vijë motivimi pikërisht aty është mirë të merrni parasysh të gjitha të mirat që sjell puna. Puna kërkon përpjekje, ajo është si nje taksë dhe gjithashtu duhet vazhdimisht të kujtoni veten tuaj se gjithçka bëni e  bëni për arsye që  te pasuroni jetën tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat