Kërcënimet e fshehta: Disa gjëra, të cilat pa u vërejtur shkatërrojnë lidhjen

Life style

Kërcënimet e fshehta: Disa gjëra, të cilat pa u vërejtur shkatërrojnë lidhjen

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Xhelozia, pabesia dhe problemet e ngjashme mund të shkatërrojë lidhjen – këtë gjë tashmë e dinë që të gjithë. Mirëpo ekzistojnë edhe kërcënime të fshehta, të cilat nuk janë edhe aq të dukshme, ndërkaq bëjnë dëm shumë të madh. Këto janë gjërat kryesore për të cilat duhet patjetër të kini kujdes:

Dominim i tepruar

Zakonisht mendohet që personi dominues brenda lidhjes është më i lumtur, sepse merr shumicën e vendimeve, mirëpo hulumtimet tregojnë që kjo fare nuk është e vërtetë – personi i cili i mban të gjithë penjtë në dorë është shumë më i pakënaqur, sepse ka ndjenjën që tërë lidhjen po e bart mbi supet e veta.

Ky problem është lehtë i zgjidhshëm – kujdesuni më shumë për barazinë dhe probleme nuk do të ketë.

Interpretim i ndryshëm i ngjarjeve

Po qe se keni pikëpamje të ndryshme për disa ngjarje që kanë të bëjnë me lidhjen tuaj, ekziston rreziku i madh që me kalimin e kohës do të ndaheni pikërisht për shkak të atyre pikëpamjeve të ndryshme. Për shembull, femra mund të konsiderojë si tepër të rëndësishme ngjarjen kur për herë të parë e ka lënë brushën e dhëmbëve tek i dashuri i saj, ndërkaq ai atë gjë mund ta konsiderojë krejtësisht të parëndësishme.

Me kalimin e kohës dallimet e tilla të interpretimit të ngjarjeve të rëndësishme në jetë grumbullohen, ndërkaq nëse ekzistojnë dallime të mëdha, mund të ndodhë edhe ndarja.

Shpresa të mëdha

Një numër i madh i femrave e fillon lidhjen duke shpresuar se do ta ndryshojë mashkullin, ndërkaq një numër edhe më i madh i meshkujve nuk mund t’i durojë femrat e tilla.

Nëse mendon që mund ta ndryshosh vërtet dikë, vetvetes ia vë kurthin, sepse shumica e meshkujve nuk kanë nevojë t’i ndryshojnë karakteristikat e tyre kryesore. Nëse je dashuruar me të, përse ju duhet ta ndryshoni?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat