Nëse miku juaj i ngushtë bën këto 4 gjëra, duhet ta braktisni. Kujdes!

Life style

Nëse miku juaj i ngushtë bën këto 4 gjëra, duhet ta braktisni. Kujdes!

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:10
Ilustrim

Një nga gjërat  më të vështira që mund të bëni, është t’i thoni lamtumirë një miku që dikur e vlerësonit shumë.

Ja shenjat, që tregojnë se duhet të largoheni prej tij:
 
1. Ndiheni keq me veten tuaj kur kaloni kohë me të

Nëse miku juaj ju vë në siklet me ironi në shumicën e kohës, kjo nuk është shenjë e mirë. Kjo tregon se dëshiron t’ju ulë dhe t’ju bëjë të ndiheni në siklet.
2. Nuk kujtohet për gjërat e rëndësishme të jetës suaj

Një mik i mirë, mban mend gjëra që kanë rëndësi për ju. Nëse është pa interes në shumicën e kohës, për gjërat tuaja, kjo tregon se ju vlerëson si duhet. Ky mik duhet larguar!

3. Tregon vetëm problemet e veta

Në një shoqëri, nuk duhet që vetëm një person të flasë për problemet e veta. Kjo gjë do nxisë mërzitje, ndaj mikut tjetër që po ju dëgjon. Kjo tregon egoizëm dhe nuk ju duhet një mik i tillë.

4. Shmang pagesën e faturave në vendet që shkoni

Në shoqëri, pjesa e pagesës është paksa e sikletshme, pasi nuk duhet të diskutohet shumë. Nëse miku juaj, përfiton duke mos marrë mundimin të paguajë pjesën e vet, kjo trego se po përfiton nga zemërgjerësia juaj. Juve ju vjen turp, t’ja thoni troç, se kjo gjë nuk shkon, por duhet të gjeni guximin për t’ja shprehur këtë gjë. Nëse nuk bën përmirësim, atëherë hiqeni nga lista e miqve tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat