Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët - Bota Sot
Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

Life style

E hënë, 22 tetor 2018

Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:27
Ilustrim

Secili fëmijë është i veçantë në mënyrën e vet, aq më parë për prindërit e tyre…

Mirëpo, rrallë janë të lindur me dhunti të veçantë me të cilat kompetencat e tyre janë mbi nivelin e fëmijëve të tjerë.

Shpesh fëmijët e tillë identifikohen me ndihmën e testeve të ndryshme të inteligjencës, edhe pse edukatorët më shumë përqendrohen në shenja të tjera të cilat nuk mund të maten me teste, mirëpo ne po jua sjellin në vazhdim.

1. Kureshtja për botën që e rrethon

Interesohen për çdo gjë. Dëshirojnë të dinë se si funksionojnë gjërat, nga ajo se si funksionon tosteri deri te ajo se si lindin fluturat.

2. Krijimi i shpejtë i kthesave jetësore

Njëra ndër shenjat e para që fëmija juaj është gjeni i vogël. Realizon kthesa të mëdha jetësore shumë më herët se zakonisht, për shembull mësimi i gjuhëve të huaja dhe formulimi i fjalive komplekse në moshë të re.

3. Njohja e hershme e modeleve

Këtu nuk është fjala vetëm për identifikimin e ngjyrave dhe formave të ndryshme, por për identifikimin e sjelljes dhe aktivitetet të cilat tashmë kanë ndodhur. Gjithashtu, mbajnë në mend imtësitë të cilat të moshuarit shpesh fare nuk i vërejnë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test