Kush do të thoshte: Shkencëtarët thonë që ky është fajtori kryesor i mbipeshës së femrave!

Life style

Kush do të thoshte: Shkencëtarët thonë që ky është fajtori kryesor i mbipeshës së femrave!

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Femrat e dashuruara janë më të prira për të shtuar peshë, prandaj në vitin e parë të lidhjes me partnerin mund të shtojnë edhe deri në katër kilogramë më shumë.

Edhe pse ndihemi më mirë kur në fillim të lidhjes dashurore, theksojnë shkencëtarët që periudha e parë e të dashuruarit mund të ketë ndikim të keq në dukjen tonë.

Hulumtimi në të cilin ka marrë pjesë një numër i madh femrash ka sjell vërtet rezultate interesante.

Në të vërtetë, femrat të cilat janë të lumtura në dashuri hanë më shumë se zakonisht dhe janë të prira të shtojnë peshë.

Shkaku është që ndjenja e kënaqësisë të cilën e sjell dashuria te femrat rrit apetitin.

Gjithashtu, më shumë se gjysma e të anketuarave kanë pranuar se kanë qenë më shtatholla derisa nuk kanë qenë të dashuruara, përkatësisht pa partnerë.

Nga ana tjetër, te meshkujt dashuria ndikon krejtësisht ndryshe.

Në të vërtetë, kur gjejnë partnere tëre mashkulli mesatar dobësohet deri në tre kilogramë në vitin e parë.

Megjithatë, disa femra kanë zbuluar edhe shkaktarët e tjerë të shtimit të peshës.

Diç më pak se gjysma për shtimin e peshës kanë fajësuar partnerët e vet, dhe shprehitë e tyre të këqija të ushqimit, të cilat përfshijnë ushqim të yndyrshëm apo edhe ngrënie të tepërt në orët e vona të mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat