Gjyshërit nga ana e mamit apo e babit, kush duhen më shumë/ Shkenca e ka një përgjigjie - Bota Sot
Gjyshërit nga ana e mamit apo e babit, kush duhen më shumë/ Shkenca e ka një përgjigjie

Life style

E shtunë, 20 tetor 2018

Gjyshërit nga ana e mamit apo e babit, kush duhen më shumë/ Shkenca e ka një përgjigjie

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 06:16
Ilustrim

Marrëdhënia midis një gruaje dhe vjehrrës së saj duket se gjithmonë do të "vishet" nga stereotipizime të ndryshme, por që sipas ekspertëve disa do të mbeten të vërteta duam, nuk duam ne .

Një artikull botuar së fundmi në Neë York Times, përmblidhte një sërë studimesh për të dalë në përfundimin se fëmijët janë më shumë të lidhur me gjyshërit nga ana e mamit, e sigurisht kjo e fundit luan një rol kyç në këtë marrëdhënie. 

Nëse mendoni se është një stereotip i vjetër, aspak i saktë apo i vjetëruar, studiuesit që eksplorojnë marrëdhëniet familjare theksojnë se ekziston i ashtuquajtur" avantazhi matriakal".

Kjo tezë e hedhur nga profesor Karen Fingerman nga Universiteti i Teksasit mbështetet me argumenta të tilla si: 
Mbajtja e marrëdhënieve familjare dhe planifikimi i takimeve - shpesh u bie grave, dhe këto e kanë më të lehtë të mbajnë lidhjet me njerëzit e tyre sesa me të burrit. Është më e lehtë për gratë të mbajnë lidhjet familjare në krahasim me djemtë. 

Marrëdhënia dhe raporti i nënës me prindërit e bashkëshortit të saj ndikojnë fuqishëm në marrëdhëniet e tyre me nipërit e mbesat.
Sigurisht, kjo është një prirje; jo një fakt shkencor. Living pret letrat e lexuesve lidhur me këtë temë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test