Tetë sekrete të fuqishme për një marrëdhënie kuptimplotë

Life style

Tetë sekrete të fuqishme për një marrëdhënie kuptimplotë

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Libri që quhet Mystic Path to Cosmic Power nga Vernon Howard shpjegon koncepte dhe të vërteta shpirtërore dhe psikologjike në terma të thjeshtë dhe të shkurtër. Në këtë libër janë shpjeguar dhe sekretet e mëposhtme. Pra, nëse doni të keni një marrëdhënie kuptimplote, këto janë këshillat që duhet të ndiqni.

Shmangni manipulimin

Mundohuni të shmangni  manipulimin e njerëzve sa më shumë që të mundeni. Nëse lejoni që dikush t‘ju manipulojë, ju do të keni vetëm probleme të ardhshme dhe një jetë të sëmurë.

Synimet janë më të rëndësishme se veprimet

Fjalët dhe veprimet mund të organizohen për të bërë që dikush të mendojë më mirë për veten, por nëse ato janë në lidhje reciproke me qëllimet, shumë shpejt do të keni një pamje më të qartë të gjithë planit.

Një ndjenjë e individualitetit

Ju duhet të kujdeseni për individualitetin tuaj në çdo kohë. Ju jeni një person unik dhe keni tiparet tuaja pozitive dhe negative të personalitetit që ju përcaktojnë si personi që jeni sot. Nëse dikush përpiqet t’ju ndryshojë , nuk duhet të humbni kohë me një marrëdhënie të tillë.

Shmangni dëshirat e panevojshme

Nëse e çlironi veten nga dëshirat e panevojshme, ju do të ndaloni së mashtruari veten dhe të tjerët rreth jush. Mjaft më me përpjekjet e  sforcuara për tu provuar  të tjerëve se vlen dhe filloni të qartësoni motivet dhe dëshirat  tuaja të vërteta.

Kuptoni dashurinë

Dashuria nuk është vetëm një ndjenjë  lëndimi që vjen kur dikush ju refuzon ose nuk ndan të njëjtat ndjenja me ty. Të gjitha qeniet njerëzore kanë ndjenja, por jo të gjithë ne kemi të njëjtin koncept ndaj jetës. Pra, ne duhet ta kuptojmë domethënien e vërtetë të dashurisë për të mos ngecur brena rrethit të refuzimit të vazhdueshëm.

Kuptoni çfarë ju lëndon

Asnjëherë mos i kushtoni vëmendje dhimbjes që dikush tjetër ju bën të ndjeni

Dëshira nuk është e barabartë me dashurinë

Dëshira dhe dashuria janë krejtësisht të ndryshme. Dëshira është një ndjenjë e shkurtër që  venitet shpejt, por dashuria është e gjatë dhe nuk zbehet  si kënaqësia e momentit.

Vetëbesimi

Kurrë mos kini frikë ta jetoni jetën tuaj vetëm  sepse  shqetësoheni për mendimin e të tjerëve, shkruan bota.al. Çdo person ka jetën e vet dhe në vend që të shqetësoheni se si ju gjykojnë të tjerët, përpiquni të përmirësoni veten dhe gjërat që dëshironi  ju vetë të ndryshoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat