Studimet tregojnë se pas divorcit gratë janë më të lumtura se burrat

Life style

Studimet tregojnë se pas divorcit gratë janë më të lumtura se burrat

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 06:07
Ilustrim

Pavarësisht se nivelet e divorcit janë përgjysmuar në 25 vitet e fundit.  Dhe nëse je një grua e divorcuar, kemi disa lajme jo dhe aq të këqija për ty.

Më shumë se gjysma e grave tregojnë se janë më të lumtura pas divorcit në krahasim me 32% të burrave, sipas një studimi nga revista Style.

Gjatë pyetësorit të bërë, gratë kishin më shpesh lidhje me fjalë “kënaqësi”, “festë” dhe “entuziazëm”, ndërkohë që burrat ishin më të lidhur me ndjenjat “dështim” apo “zhgënjim”.

Gjithashtu 61% e grave thonin se ishin të lumtura single dhe nuk po kërkonin për një partner. Burrat që thonin të njëjtën gjë ishin vetëm 41 %.

Pavarësisht se arsyet e divorcit janë të shumta, çiftet shprehen se ndryshimet në kohë i kanë çuar të marrin këtë  vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat