Ja çfarë e “vret” një lidhje më shumë se tradhëtia!

Life style

Ja çfarë e “vret” një lidhje më shumë se tradhëtia!

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 20:23
Ilustrim

Sjellje të pahijshme, mungesa e respektit, dashurisë, mirëkuptimin, besimit, tronditja e themeleve të një lidhjeje mund të çojnë në përfundimin e kësaj të fundit!

Shpesh herë janë detajet e vogla ato që mblidhen e dëmtojnë më shumë një marrëdhënie të shëndoshë! Nëse një tradhëti në çift mund të çonte në ndarjen e menjëhershme të tyre, veprimet e mëposhtme janë ato që lëndojnë më shumë, e sërish të mos gjeni forcën për t’u ndarë dhe pse jeni të “shkatërruar”.

Një tradhëti është një episod i shëmtuar në jetën tuaj, por imagjinoni të përballeni çdo ditë me ngjarje që nxjerrin anën tuaj më të errët, me sjellje “helmuese” dhe veprime që nëse nuk marrin rëndësinë e duhur në kohë, mund t’ju dëmtojnë emocionalisht dhe psikologjikisht.

1. T’i fshihni njëri-tjetrit gjërat që kanë rëndësi. Në çift janë të pakta gjërat që mund të mbahen sekret

2. Mungesa e komunikimit. Nëse keni diçka që ju shqetëson flisni me partnerin, vetëm në këtë mënyrë do të ndërtoni ura lidhëse komunikimi të cilat çojnë në zgjidhjen e problemit.

3. Kokëfortësia juaj për çdo gjë ka gjasa të ndikojë negativisht në marrëdhënien tuaj. Toleranca dhe mirëkuptimi duhet të jenë një nga shtyllat bazë mbi të cilat ndërtohet një lidhje.

4. Nëse gjërat nuk kanë të bëjnë me ju, mos u grindni kot. Thjesht diskutoni dhe ndani mendimet tuaja.

5. Xhelozia mund të shkatërrojë lidhjen tuaj. Është mirë kur partneri merr vëmendje, ndihet i vlerësuar, por nëse xhelozia është çmimi që duhet të paguajë, nuk ia vlen! Gjithësecili ka nevojë për hapësira personale e marrëdhënia e dashurise nuk mund te jete i vetmi prioritet në jete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat