Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Life style

Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:24
Ilustrim

Macet bëjnë atë që dëshirojnë, ndërsa kjo njëherësh përfshin edhe vendimin se a do t’i përgjigjet thirrjes apo jo. Mirëpo ka rezultuar që ekziston mënyra që macet të marrin vëmendjen tuaj – me zgjedhjen e mirë të emrit.

Macet ju injorojnë kur i thërrisni me ngulm? Edhe pse mbase do të mendonit që kanakari juaj është i pafytyrë, arsyeja për mosdëgjueshmëri dhe injorim mund të jetë ajo që macet nuk ju përgjigjen kur i thërrisni me emrave të caktuar.

Derisa ekziston numër i madh emrash shumë të bukur me të cilët mund ta thërrisni macen tuaj, veterinari Uri Burstin, nga Vankuveri, këshillon që t’i jepni emrin i cili përfundon ne shkronjën “i”.

Macet u përgjigjen tingujve me frekuencë të lartë dhe ajo më parë do të përgjigjet kur ia thërrisni këtë emër.

Macet reagojnë ndaj tingujve me frekuencë të lartë në saje të veshëve të tyre.

“Veshët janë të vendosur goxha afër kokës, ndërkaq macet kanë evoluuar prandaj i dëgjojnë tingujt e lartë shumë më mirë se tingujt e ulët”, thotë veterinari.

Ai shton që kjo është kështu për shkak se kafshët të cilat zakonisht gjuajnë minj dhe zogj, lëshojnë tinguj të lartë, kumbues, duke komunikuar në frekuenca të larta të cilat njerëzit nuk mund t’i dëgjojnë.

Natyrisht, ju mund t’i jepni maces suaj emrin që dëshironi – mirëpo nëse dëshironi që ta përfitoni vëmendjen e saj, do të duhej të shpikni emrin i cili përfundon me shkronjën “i”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat